Shiu dhe era e ka pastruar ajrin në Maqedoni

Shiu dhe era e ka pastruar ajrin në Maqedoni

Të gjitha stacionet matëse të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për kualitet të ajrit tregojnë ulje drastike të ndotjes së ajrit në  disa ditët e fundit në krahasim me vikendin e kaluar, njofton Portalb.mk.

Për shkak të erërave të përforcuara dhe reshjeve të shiut, sot në mëngjes stacionet matëse kanë treguar nivel të ulët të ndotjes, përveç stacionit matës të Lisiçes, e cila tregon nivel të mesëm të ndotjes së ajrit.

Stacioni matës në Qendër sot ka treguar se ka 40 mikrogramë grimca PM10 në një metër kub, që është për 10 mikrogramë më pakë se kufiri i lejuar prej 50 mikrogramë. Në Lisiçe janë matur 100 mikrogramë që është dyfish më shumë se e lejuara. Në Karposh stacioni matës tregon se ka 60 mikrogramë grimca PM10 në një metër kub katrorë, në Gazi Babë – 20 mikrogramë, ndërkaq në stacionin matës te Rektorati ka 60 mikrogramë.

Përveç rajonit të Shkupit, ndotja është e zvogëluar në të gjitha pikat tjera kritike të Maqedonisë. Grimcat PM10 në nivel të ulët kanë qenë edhe në Manastir, ku sot janë regjistruar 30 mikrogramë, në Tetovë 20 mikrogramë, ndërkaq në Veles dhe Kumanovë, janë matur 40 mikrogramë.

Përndryshe, në vikendin e kaluar, Shkupi ka qenë qyteti më i ndotur në Maqedoni, ku grimcat PM10 arritën në 1.218 mikrogramë për një metër katrorë kub, gjegjësisht 24 më shumë se sa e lejuara. Për këtë arsye, Qyteti i Shkupit solli vendim që transporti publik të jetë falas për të gjithë qytetarët me qëllim që të njëjtët, të mos i përdorin veturat për të shkuar në punë, të cilat shkaktojnë ndotje shtesë të ajrit.

Previous Evzoni vazhdon të jetë i mbyllur
Next Johanes Han e filloi vizitën punuese në Shkup me kryeministrin Dimitriev

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Ahmeti: Liderët e pative më të mëdha të arrijnë në kompromis menjëherë

Kreu iBDI-së, Ali Ahmeti, u takua sot me ambasadorin e Norvegjisë në vend, Arne Sanes Bjornstad. Në fokus të bisedës së Ahmetit dhe ambasadorit norvegjez ishte kriza politike në Maqedoni.

Maqedoni 0 Comments

Kapen të ”paketuar” 30 migrantë në kamion Mercedes, shoferi arratiset

Është arrestuar një person i cili është i dyshuar për transport të paligjshëm të 30 migrantëve që janë zbuluar në një automjet, shoferi i të cilit është arratisur.   Policia

Maqedoni 0 Comments

KSHPK: Lista anketuese e Gruevskit është dorëzur me rregull në afatin ligjor

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit njoftoi se ish-kryetari i Qeverisë së RM-­së, Nikolla Gruevski pas ndërprerjes së funksionit në mënyrë të rregullt e ka dorëzuar listën anketuese për gjendjen

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply