DAP pret mbi 400 mijë qytetarë të parashtrojnë paraqitje tatimore vjetore

DAP pret mbi 400 mijë qytetarë të parashtrojnë paraqitje tatimore vjetore

Shkup, 15 shkurt 2017 (MIA) – Drejtoria për të ardhura publike pret që deri më 15 mars, kur është afati përfundimtar, që mbi 400 mijë qytetarë të parashtrojnë Paraqitje vjetore publike.

Siç informojnë përfshirë edhe 13 shkurtin e vitit 2017, 51.616 qytetarë e kanë plotësuar detyrimin e tyre tatimor dhe apelojnë që qytetarët të mos i presin ditët e fundit me qëllim që të evitohen rrëmujat në sportelet tatimore.

Paraqitje vjetore tatimore parashtrojnë qytetarët, të cilët në vitin 2016 përveç rrogës ose pensionit ose të ardhurave nga veprimtaria bujqësore/e pavarur, kanë realizuar edhe të ardhura të tjera shtesë.

Nga paraqitjet e parashtruara më shumë ka në Shtip 13.321, pastaj në Shkup 12.794, Manastir 8.315, Prilep 9.075, Strumicë 5.881 dhe Tetovë 3.182 paraqitje vjetore tatimore. Prej tyre pjesa më e madhe janë me shkrim, ndërsa 251 janë parashtruar në mënyrë elektronike.

Qytetari që është nga ndonjë qytet tjetër, por punon, jeton, studion…, respektivisht është me qëndrim të përkohshëm në Shkup, paraqitjen tatimore mund ta dorëzojë në Qendrën e kontaktit të DAP, në lokalitetin e ri në ndërtesën e Drejtorisë rajonale Shkup.

Paraqitja vjetore tatimore mund të parashtrohet edhe përmes postës në adresën e Drejtorisë kompetente rajonale të DAP ose në mënyrë elektronike nëse obliguesi është shfrytëzues i regjistruar i e-Tatimeve. /mp

Previous Evzoni edhe më tej i mbyllur, Dojrani i hapur vetëm për automjete të udhëtarëve
Next Shkelet marrëveshja, nuk përfillet kërkesat për autobusët 9 dhe 19

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Ja se çfarë kanë folur Ahmeti dhe Han në bisedë telefonike

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nëpërmjet një komunikate njofton se në një bisedë telefonike me eurokomesarin për zgjerim, Johanes Han, ka shprehur gatishmërinë që të zbatohet deri në fund Marrëveshja e

Maqedoni 0 Comments

Huamarrje e re: Shteti do të merr hua 12.6 milion euro nga kreditorët vendase

Ministria e Financave përsëri mori hua në tregun e brendshëm në vlerë prej 12.6 milionë euro. Edhe pse Ministria e Financave fillimisht mori 5.4 milion në tregun e brendshëm të

Maqedoni 0 Comments

Han do t’i presë liderët partiak në terren të vetin në “shtëpinë e BE-së”

Eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han, së bashku me tre eurodeputetë Eduard Kukan, Riçard Hovit dhe Ivo Vajgëll, nesër në terren vendor në kryeqytetin austriak Vjenë i pret katër

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply