Nëse nuk plotësohen kërkesat, qytetarët përsëri në protesta kundër EVN-së

Nëse nuk plotësohen kërkesat, qytetarët përsëri në protesta kundër EVN-së

“Protestat tani janë në pauzë pasi që EVN-së i kemi dhënë afat për 10 ditë që të na jep përgjigje për kërkesat që ia kemi parashtruar. Pas asaj, kur të na kthejnë përgjigje, do të dalim ta informojmë popullatën se çfarë përgjigje kemi marrë nga EVN-ja dhe nëse nuk arrihet qëllimi, ne prapë do të vazhdojmë me protesta”, kështu shprehet për Portalb.mk, anëtari i Këshillit Iniciues kundër kompanisë EVN, Blerim Fejzuli, pas shpërndarjes së informatave në rrjetet sociale se sot do të mbahet protestë.

Në lidhje me spekulimet nëpër rrjetet sociale, thotë se ata nuk janë pjesë e tyre dhe se nuk kanë informatë se kush i bën të njëjtat.

Problemi është se nuk dihet se kush bën hutime në opinion, çdokush mund ta hapë një faqe dhe të shpërndajë informata. Ka dy faqe në internet kundër EVN-së, por nuk i njohim. Na kanë ndihmuar për krejt rastet për protestat, por ai person që qëndron mbrapa, është anonim. E kemi ftuar që të takohemi dhe të njoftohemi pasi që nuk e dimë se kush është, mund të jetë dikush nga EVN apo prej policisë, ku ta di unë se me kë kontaktoj”, thotë Fejzuli.

Fejzuli për Portalb, shpjegon se Këshilli i Tetovës, bashkëvepron në koordinim me atë të Shkupit, ndërkaq pritet që këshille të formohen në Gostivar, Kumanovë, Dibër dhe qytete tjera, të cilat gjithashtu do të veprojnë në bashkëpunim me to.

Nga Këshilli i Tetovës kundër EVN-së, i hedhin poshtë spekulimet e publikuara në rrjetet sociale për “mos-kërkim të largimit të 33% nga faturat.

Fejzuli, njoftoi se Shoqata Elektriciste “Drita”, nuk është pjesë e tyre dhe këtë ua kanë treguar autoriteteve të EVN-së.

OJQ “Eco Guerilla” i mbështet protestat kundër EVN-së

Kryetari i shoqatës ekologjike “Eco Guerilla”, Arijanit Xhaferi, për Portalb, tha se e përkrahë nismën e Këshillit kundër EVN-së, pasi që sipas tij, përputhet me vizionit e tyre, duke e pasur parasysh se ata kërkojnë që qytetarët të ngrohen me rrymë dhe jo me lëndë tjera djegëse, të cilat do ta ndotnin ajrin.

“Që nga formimi  “Eco Guerillas” ne kemi qenë për tarifë më të lirë të rrymës elektrike, pasi që e njëjta do të shpiente që qytetarët të ngroheshin me rrymë dhe jo me dru dhe lëndë tjera djegëse, të cilat e ndotin më tepër ajrin. Pasi që vizioni ynë përputhet me këtë, “Eco Guerilla” e përkrahë iniciativën kundër EVN-së”, tha Xhaferi për Portalb.

Përndryshe, qytetarët disa herë kanë protestuar kundër EVN-së, pasi që të njëjtët kanë vlerësuar se çmimet e rrymës janë mjaftë të larta, ata kërkojnë që orëmatësit të jenë falas, të hiqet nga fatura e EVN 33%, kyçja e rrymës të bëhet pa pagesë të konsumatorit, etj.

Previous Shkelet marrëveshja, nuk përfillet kërkesat për autobusët 9 dhe 19
Next Shilegov: Përgjigjen e BDI-së e presim në formë të nënshkrimeve

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Prej nesër deri në uljen e ndotjes së ajrit, transporti publik falas

Deri në momentin e uljes së nivelit të ndotjes së ajrit, qytetarët do të mund të shfrytëzojnë pa pagesë transportin publik. Lajmin e bën të ditur kryetari i Shkupit Koce

Maqedoni 0 Comments

Ja kandidatët e Maqedonisë për gjykatës ne Strasburg

Maqedonia e ka përgatitur listën me tre kandidatë për gjykatës në Gjykatën për të Drejta të Njeriut në Strasburg. Në listë janë drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik,

Maqedoni 0 Comments

Shilegov: Sivjet do të fillojë gazifikimi i pjesëve të cilat nuk janë përfshirë me ngrohjen qendrore

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot deklaroi se pret që sivjet të fillojë gazifikimi i qytetit në pjesët të cilat nuk janë përfshirë me ngrohjen qendrore dhe të

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply