Shilegov: Përgjigjen e BDI-së e presim në formë të nënshkrimeve

Shilegov: Përgjigjen e BDI-së e presim në formë të nënshkrimeve

Presim përgjigjen e BDI-së që të arrijë në formë të nënshkrimeve për marrjen e mandatit, deklaroi sot zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, transmeton Portalb.mk

Në pyetjen gazetareske, si i komenton spekulimet e mosmarrëveshjeve rreth përdorimit të gjuhës shqipe, Shilegov tha:

“Të gjitha spekulimet në mediume për temat e ndjeshme do t’i komentojmë nga pozicioni i mandatit për formimin e qeverisë”.

Garancitë janë dërguar vetëm te BDI-ja, jo edhe te partitë tjera politike, tha Shilegov dhe shtoi se partia e kupton stërzgjatjen e krijimit të qeverisë, sepse, siç tha, te çdo subjekt serioz politik ka nevojë për kohë që të sjellin vendim të drejtë.

“Ne edhe në këto zgjedhje kemi dalë me qëndrim të qartë për Maqedoni një Maqedoni pa përçarje”, tha Shilegov duke e komentuar paralajmërimet për formimin e platformës maqedonase, si kundër përgjigje e platformës shqiptare me të cilën kanë vepruar partitë shqiptare.

Ndryshe, dje u takuan nënkryetarët e BDI-së dhe Alenacës për shqiptarët, për të diskutuar në lidhje me dokumentin e dërguar te LSDM-ja.

Previous Nëse nuk plotësohen kërkesat, qytetarët përsëri në protesta kundër EVN-së
Next Çfarë i ndodh trupit kur e lini duhanin

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Ja çfarë thotë Komisioni Evropian për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni

Asgjë të re nga Komisioni Evropian. Pas ngjarjeve të djeshme në skenën politike të Maqedonisë, me gjasë nuk e kanë impresionuar Brukselin i cili as për një milimetër nuk e

Maqedoni 0 Comments

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Nga mesnata e sotme, benzina do të shtrenjtohet për 2.5 denarë/litër, kurse dizeli dhe vaji extra i lehtë për amvisëri do të shtrentjohet për 2 denarë/litër, përcjell Telegrafi Maqedoni.Kështu ka

Maqedoni 0 Comments

KH: Refugjatëve mysliman në Gjevgjeli po u shpërndahet mish derri

Problemi më i madh në kampin në Gjevgjeli paraqitet me shpërndarjen e ushqimit, njofton TV21. Nga para do kohësh, organizatave jo qeveritare dhe humanitare iu është ndaluar që të shpërndajnë ushqim,

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply