Maqedoni, shtrenjtohet benzina dhe dizeli

Maqedoni, shtrenjtohet benzina dhe dizeli

Benzinat prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për gjysëm denari, ndërsa çmimi i dizelit rritet për 1,5 denarë për një litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE).

Me vendimin bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,58, respektivisht për 2,25 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 67, ndërsa i EUROSUPER BS-98 69,00 denarë për një litër. EURODIZEL (D-E V) do të shitet për 54, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1 për 42,5 denarë për një litër).

Me vendimin e KRRE-së, për 0,794 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të jetë 28,292 denarë për një kilogram.

Si shkak për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, nga KRRE i potencojnë për 0,76 për qind çmimin më të lartë mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 1,87 për qind kursin më të lartë të dollarit në krahasim me denarin.

Previous Zaev: Vendimi i Ivanovit paraqet grushtet
Next Ja çfarë mendon Johanes Han për Platformën Shqiptare

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Erë me shpejtësi prej 90 km në orë në Pellagoni dhe rajonin e Shtipit

Erë e përforcuar jugore me shpejtësi prej rreth 90 kilometra në orë i kaploi sot Pellagoninë dhe rajonin e Shtipit. kumtoi DPHM. Në pjesët perëndimore dhe veriore të Maqedonisë është

Maqedoni 0 Comments

KSHZ do t’i kontrollojë votuesit nga Shqipëria të “paketuar” në banesa nëpër Maqedoni

Komisioni shtetëror zgjedhor do ta obligojë Drejtorinë për evidencë të librave amë dhe MPB të vërtetojnë se sa persona nga Shqipëria kanë lidhur kurorë në Maqedoni dhe në çfarë baze e kanë

Maqedoni 0 Comments

Padi penale kundër ELEM-it dhe drejtorëve në REK Manastir për ndotjen e mjedisit jetësor

Sektori i Punëve të Brendshme Manastir ka dorëzuar padi penale kundër Elektranave të Maqedonisë (ELEM) dhe kundër ish drejtorëve dhe udhëheqësve aktual në REK Manastir për shkak të ndotjes së

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply