Dushi i përditshëm mund t’ju sjellë më shumë dëme sesa përfitime

Nëse mendoni se duhet të bëni dush çdo ditë, atëherë është koha të mendoni prapë. Kur keni qenë fëmijë, prindërit mund t’jua kenë futur në kokë idenë e të bërit dush çdo ditë, por e vërteta është se duke bërë dush çdo ditë, ju mund t’i shkaktoni vetes më shumë dëme sesa të mira.Përse thuhet kështu?

1. Dushi i përditshëm i largon edhe bakteret e mira

Përderisa mund t’ju duket e logjikshme që dushi i përditshëm i largon bakteret dhe mikrobet, duhet të keni parasysh se dushi i shpeshtë mund të shkaktojë ngatërresa në mikroorganizmat e trupit, pa të cilat sistemi juaj i imunitetit, sistemi i tretjes dhe zemra nuk do të mund të funksiononin. Dëmtimi i tyre mund të shpie edhe në probleme serioze me akne.

2. Mund të jeni duke e tharë lëkurën

Sapuni dhe uji i nxehtë mund të jenë duke jua tharë lëkurën, dhe kjo do të thotë se do të keni më shumë çarje në lëkurë dhe ajo do të jetë më e hapur ndaj infeksioneve. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.