Partitë filluan me licitimin: Takim liderësh, qeveria kalimtare e më pas zgjedhje të reja?

Partitë filluan me licitimin: Takim liderësh, qeveria kalimtare e më pas zgjedhje të reja?

Vazhdimin i séances së sotme konstituive në Kuvendit, për herë të parë kishte thirrje nga një deputet i VMRO DPMNE-së që të organizohet takim i liderëve që të tejkalohen të gjitha çështjet dhe të arrihet kompromis e më pas të ketë edhe zgjedhje të reja.

“Kolegë të nderuar, po shkelen rekorde për numrin e pakënaqësive të shprehura nga Platforma me të cilët po shantazhohet LSDM-ja. Dua të apeloj për arsye të shëndoshë, për mbajtjen e një takimi të liderëve, që të gjithë liderët të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për të mirën  e shtetit, të hapen të gjitha çështjet dhe të zgjidhen me kompromis, të arrihet me kompromis e më pas të mbahen zgjedhjet e reja që qytetarët të vendosin”, tha Mukoski.

Ndaj tij reagoi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shiletov i cili tha se edhe pse VMRO DPMNE kërkon takim liderësh, nga LSDM nuk pajtohen me këtë.

“Për çfarë do të bisedonim në takimin e liderëve dhe me kë do të bisedonim? Ne kishim takime liderësh, dhe në bazë të këtyre takimeve u arrit Marrëveshja e Përzhinës. Synimi final i këtyre marrëveshje ishin zgjedhjet parlamentare. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve askush nuk i kontestoi, madje edhe vet VMRO DPMNE. S’mundemi ne për shkak të ndonjë dëshire të parealizuar të Gruevskit të bëjmë zgjedhje derisa t’i qëllojë shumica e dëshiruar parlamentare atij”, tha Shilegov.

Deputeti i pavarur, Pavle Bogoevski nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM në foltoren e Kuvendit tha se “nuk do të ketë zgjedhje të reja të parakohshme që do të organizohen nga kjo Qeveri sepse ajo tashmë nuk e ka legjitimitetin e qytetarëve”.

Deri më tani, VMRO DPMNE-së konsideronte se duhet të ketë zgjedhje të reja ndërsa LSDM konsideronte se menjëherë duhet të formohet qeveria.

Deklaratat e këtilla mund të interpretohen si kontrollim të terrenit për skenarë të ndryshëm si dhe marrje të pozicioneve fillestare në tryezën e bisedimeve, që mund të ndodh eventualisht. Si rrjedhojë, një prej skenarëve mund të jenë bisedimet gjegjësisht takim i liderëve rreth qeverisë kalimtare me mandat të kufizuar, e cila do t’i organizonte zgjedhjet e reja.

Previous Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa
Next Dushi i përditshëm mund t’ju sjellë më shumë dëme sesa përfitime

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë bën të ditur se është shpallur ndalesë për automjetet e rënda në rrugën Gostivar-Mavrovë-Dibër, përcjell Telegrafi Maqedoni. Komunikacioni në përgjithësëi në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi

Maqedoni 0 Comments

Filloi takimi i liderëve i thirrur nga Gëzim Ostreni

Ka filluar në hapësirat e Kuvendit takimi i partive politike shqiptare kësaj radhe i thirrur nga kryetari i Unitetit Gëzim Ostreni. Në takim nga BDI po marrin pjesë kryetari Ahmeti

Maqedoni 0 Comments

DREJTORI I INSTITUTIT SIZMOLOGJIK: NUK KA VEND PËR PANIK

Nga instituti për sizmologji kanë dalë me informatat e para për tërmetin që sot në mëngjes goditi Shkupin. Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin e Shkupit, më saktësisht në afërsi

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply