Kryeparlamentari Talat Xhaferi, vizitën e parë zyrtare e bëri në Komunën e Gostivarit

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, vizitën e parë zyrtare e bëri në Komunën e Gostivarit

Kryetari i Ri i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi vizitën e parë zyrtare pas emërimit në krye të dhomës ligjdhënëse, e bëri në Komunën e Gostivarit me ç’rast u prit nga kryetari i Komunës, Nevzat Bejta dhe administrata komunale.

“Për mua si kryetar komune, administratën komunale dhe qytetarët e Gostivarit sot është një ditë e veçantë për shkak se kryetari i ri i Parlamentit vizitën e parë zyrtare e bënë në Komunën e Gostivarit. Komuna e Gostivarit është vendlindja e kryetarit të ri të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë”, u shpreh kryetari Bejta, duke shfrytëzuar nga rasti që kryeparlamentarit, Talat Xhaferi në emër të tij, administratës dhe qytetarëve të Gostivarit të ia uroj emërimin në këtë post shtetëror.

Kryeparlamentari Xhaferi me këtë rast përgëzoi qytetarët për gjakftohtësinë e treguar në momentet kritike që kaloi Maqedonia.

“Besoj që me mbështetjen e qytetarëve, do të arrijmë që të vendosim funksionimin e institucioneve ligjore ashtu siç parashohin normat ligjore. Falënderoj qytetarët që na besuan dhe duruan që deri në momentin kritik të vendosim të vejmë në funksion vullnetin e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë përmes shumicës parlamentare”, tha kryeparlamentari Xhaferi, i cili uroi që deputetët e lënduar sa më shpejt t’i kthehen punës në Parlament.

Previous SHGM dhe SPGM dhe organizatat evropiane mediale kërkojnë mbrojtje të gazetarëve nga dhuna
Next Dhunuesit e Kuvendit përsëri kërcënojnë

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Maqedonia në vendin e 118 në listën për lirinë e medias në botë

Në Indeksin e publikuar të lirisë së mediave në mbarë botën, Reporterët pa Kufij, Maqedonia është renditur e 118, një vend më poshtë nga viti i kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Maqedoni 0 Comments

Prokurorja speciale Ristoska: Maqedonia ka gra të guximshme

“Si grua mburrem që në tërë këtë sistem ekzistojnë gra të cilat janë të guximshme dhe veprojnë sipas ligjeve”, tha prokurorja nga Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë, Lençe Ristoska, duke

Maqedoni 0 Comments

Maqedonia e zhytur në borxhe

Me një vendim të Qeverisë së Maqedonisë për marrjen e një borxhi prej 60 milionë eurove, borxhi i përgjithshëm i Maqedonisë ka arritur në mbi 50 për qind të Bruto

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply