Han: Nëse përsëritet dhuna në Kuvend, do të rrezikohet perspektiva evropiane e Maqedonisë

Han: Nëse përsëritet dhuna në Kuvend, do të rrezikohet perspektiva evropiane e Maqedonisë

Eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, në një intervistë për gazetën austriake “Standard” thotë se sulmi ndaj Parlamentit të Maqedonisë, nuk do të ketë pasoja ndaj gjasave për fillim të bisedimeve me BE-në… nëse nuk përsëritet!, njofton Portalb.mk.

“Nuk prita sulm të tillë ndaj Kuvendit, por gjërat për fat të keq ndonjëherë shkojnë edhe gabimisht”, u përgjigj Han në pyetjen e “Standard”, se “a a pritur që nacional-konservatorët ta sulmojnë Kuvendin?”.

Han thotë se “nuk do të hidhet poshtë procesi i përkrahjes.

“Në Parlament u sulmuan ata të cilët merren me çështjen e procesit evropian. Do të ishte e padrejtë nëse tani themi, me atë do të mbarojë perspektiva për përkrahje. Përkundrazi, shpresoj se ndodhitë do të jenë alarm për zgjim. Nëse përsëriten, atëherë do të rrezikohet perspektiva evropiane”, thotë Han.

“Standard” Hanin e ka pyetur edhe për sanksionet e mundshme ndaj Maqedonisë, duke e pasur parasysh se me Maqedoninë nuk është hapur procesi i bisedimeve, por ka vetëm status kandidati.

“Me vite ekziston rekomandim i qartë nga komisioni se duhet të fillojnë bisedimet me vendin. Por, ajo nuk është zbatuar për shkak vetos së anëtarëve të BE-së, Greqisë dhe Bullgarisë. Përpara 10 viteve Maqedonia ishte vend për shembull në rajon, por në ndërkohë rrëshqiti. Dy vitet e fundit kemi kontribuuar shumë përpjekje, që ta kthejmë vendin në rrugën evropiane. Ajo ka funksionuar me zgjedhjet, por jo edhe me krijimin e Qeverisë, e cila është bllokuar pasi që shumica parlamentare nuk pranohet nga partia disavjeçare në pushtet. Por, demokracia do të thotë edhe ndryshime: nëse procesi demokratik edhe më tej pengohet, ne nuk do të mund ta përmbajmë sigurimin tonë për fillim të bisedimeve për bashkim (në BE – shkrim i redaksisë)”, thotë Han.

Previous Bananet, mollët, qumështi…janë TË SHËNDETSHME, mirëpo jo nëse i hani në këtë kohë! RREZIKONI SHËNDETIN!
Next Zaevi konfirmoi: Gruevski kërkon amnisti

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Orav: Bisedimet urgjentisht të vazhdojnë

Ambasadori i BE-së, në Shkup, Aivo Orav ditën e sotme ka deklaruar se kriza politike në Maqedoni po zgjatë shumë dhe se nuk ka kohë për pritje. Me këtë rast ai thotë se bisedimetduhet të

Maqedoni 0 Comments

Zaev: Maqedonia po qan për ndryshime

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dje ka vizituar qytetin e Velesit, gjatë së cilës ka mbajtur fjalim para tyre. “Politikat e Nikolla Gruevskit janë dëshmi për apati në Çarshinë e

Maqedoni 0 Comments

Gruevski: Vendosa që për momentin të mos kthehem në postin e kryeministrit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski thotë se ka vendosur që njëherë për njëherë të mos kthehet në postin e kryeministrit të Maqedonisë, nga i cili dha dorëheqje në fillim të

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply