LSDM: Veljanoski ta lëshojë kabinetin e Xhaferit

LSDM: Veljanoski ta lëshojë kabinetin e Xhaferit

LSDM sot kërkoi që Trajko Veljanoski të mundësojë,  kryetari i ri i Kuvendit të hyjë në kabientin e tij në mënyrë që të vazhdojnë proceset demokratike, ndërsa shumica në Kuvend të formojë qeverinë. Zgjedhje të reja, thekson LSDM, nuk do të ketë.

“Kryetar i ri i Kuvendit është Talat Xhaferi, me të cilin, siç kumtoi zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Hijt Brajan Ji do të punojnë edhe SHBA, por edhe BE-ja dhe NATO-ja dhe Berlini zyrtar. Kryetari i ri legjitim i Kuvendit do t’i dërgojë njoftim Gjorge Ivnaovit se është formuar shumica legjitime demokratike dhe se Ivnaov është i obliguar t’ia ndajë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e Qeverisë”, thuhet në kumtesë.

Ivanovit, thekson LSDM, do t’i shpaloset edhe njëherë se ekziston program i qeverisë së re reformuese që në tërësi e garanton unitaritetin e Maqedonisë, punë sipas Kushtetutës dhe perspektivave euroatlantike të shtetit me çka do të thyhen të gjitha argumentet e pamatura të Ivanovit. Sipas LSDM-së, duhet të mundësohet që shumica në Parlament të propozojë Qeveri dhe program qeveritar5, që do të bëhet në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe Rregullroen e Kuvendit. LSDM në kumtesë kërkon përgjegjësi për porositësit dhe ekzekutorët e dhunës në Kuvend dhe vlerëson se kërkesat për zgjedhje janë jologjike.

“Çdokush duhet të jetë i vetëdijshëm për realitetin e ri, se ekziston shumica e kryesuar nga LSDM, se VMRO-DPMNE është opozitë dhe se është e domosdoshme që proceset demorkatike të vazhdojnë me transfer të qetë të pushtetit”, thuhet në kumtesë.

Previous Maqedoni, huamarrje e re prej mbi 49 milionë euro
Next Bananet, mollët, qumështi…janë TË SHËNDETSHME, mirëpo jo nëse i hani në këtë kohë! RREZIKONI SHËNDETIN!

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Vazhdon peticioni i maqedonasve për tërheqjen e ambasadorit amerikan J.Baily

Maqedonasit në emër të diasporës së tyre në SHBA tanimë disa ditë po mbledhin nënshkrime për t’i bërë presion Presidentit amerikan Barak Obama për ta tëerhequr ambasadorin e SHBA-ve në

Maqedoni 0 Comments

Linjë e re ajrore Shkup – Hanover

Shkup – Hanover është linja e re, e cila nga e cila nga 31 tetori, do të qarkullojë nga aeroporti Aleksandri i Madh, ndërsa biletat do të rezervohen me çmime

Maqedoni 0 Comments

Kuvendi e filloi debatin për zgjedhjen e qeverisë kalimtare

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasdite e filloi debatin për zgjedhjen e qeverisë kalimtare e cila duhet t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Në fillimin e seancës

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply