MPB: Janë identifikuar personat të cilët e kanë hapur derën e hyrjes kryesore të Kuvendit

MPB: Janë identifikuar personat të cilët e kanë hapur derën e hyrjes kryesore të Kuvendit

MPB Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike në mënyrë plotësuese ka dorëzuar tre njoftime të posaçme rreth njohurive të hetimit për disa persona nga ngjarjet e hyrjes së dhunshme të qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill.

“Pas kontrollit të kryer të video-materialeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend, janë identifikuar persona të cilët kanë marrë pjesë në mënjanim të bllokimit të vendosur paraprak të derës nga ana e brendshme nga hyrja kryesore e ndërtesës së Kuvendit”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Pardje SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër gjithsej 15 personave të dyshuar për vepra të kryera penale “pjesëmarrje në turmë që do të pengojë një person zyrtar në ushtrimin e detyrës zyrtare” dhe “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”.

PTHP Shkup kërkoi shpallje të urdhëresave qendrore për arrestim të të gjithë 15 personave për të cilët ekzistojnë baza për dyshim për veprat e përmendura penale. Më 30 prill nga liria janë privuar tetë persona të cilët janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake. Tek pesë prej tyre është shqiptuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej tetë ditësh, për një person masë paraburgim shtëpiak, ndërsa për dy persona masa kujdesi.

“SPB Shkup edhe më tej në koordinim me PTHP Shkup intensivisht punon në identifikimin e mëtejshëm  të personave të cilët kanë qenë pjesëmarrës në ngjarjet e tmerrshme të 27 prillit”, njofton MPB-ja.

Previous Maqedoni, lirohen benzina dhe dizeli
Next Xhaferi tanimë edhe zyrtarisht kryetar

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Maqedonia e shënon Ditën ndërkombëtare të punës

Dita ndërkombëtare e punës që tradicionalisht festohet për nder dhe përkujtim të luftës së punëtorëve për avancimin e të drejtave të tyre, sot do të shënohet edhe në Maqedoni. Lidhja

Maqedoni 0 Comments

Vazhdon seanca gjyqësore për “Lagjen e Trimave”, mbrojtja në listë ka 50 dëshmitarë, mes tyre dhe politikanë

Sot vazhdon seanca gjykuese për rastin e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë. Do të dëgjohen dëshmitarët e palës mbrojtëse. Si që lajmëroi avokati Naser Raufi, më së paku 50 dëshmitarë do

Maqedoni 0 Comments

Vazhdon peticioni i maqedonasve për tërheqjen e ambasadorit amerikan J.Baily

Maqedonasit në emër të diasporës së tyre në SHBA tanimë disa ditë po mbledhin nënshkrime për t’i bërë presion Presidentit amerikan Barak Obama për ta tëerhequr ambasadorin e SHBA-ve në

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply