Zeqiri: Shqiptarët shmangën më të keqen në Maqedoni

Zeqiri: Shqiptarët shmangën më të keqen në Maqedoni

Duke folur për situatën në Maqedoni, deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamet Zeqiri thotë se gjërat janë duke u qetësuar.

I ftuar në Top Story, ai përforcon qëndrimin e shprehur nga ministri Bushati se platforma e partive shqiptare u shfrytëzua si alibi nga Nikolla Gruevski dhe Gjorge Ivanov për t’i refuzuar shumicës së re ngritjen e qeverisë së re.

“Gjërat janë duke u qetësuar dhe shpresojmë që më të keqen e kaluam dhe tmerrin që përjetuam si deputetë dhe qytetarë të Maqedonisë ditën e enjte. Platforma u shfrytëzua si alibi nga Gruevski dhe Ivanov për të çuar gjërat deri këtu ku ndodhemi”, deklaroi ai, transmeton TCH.

Zeqiri më pas foli për një detaj në ngjarjet tronditëse të ndodhura në Parlamentin maqedonas ditën e enjte.

“Po të shihet, është një deputet i VMRO-së që mundohet të mbrojë Zaev dhe ne të tjerët gjatë gjithë kohës dhe në një moment më drejtohet mua dhe Talat Xhaferit duke na kërkuar që t’u bëjmë thirrje shqiptarëve që të mos tubohen në anën tjetër të Shkupit”, thotë Zeqiri.

Deputeti shqiptar i LSDM-së shton se shqiptarët në këtë situatë treguan maturi dhe shmangën më të keqen duke mos iu përgjigjur dhunës së VMRO-së.

“Ajo që ndodhi të enjten tregoi fytyrën e vërtetë të pushtetit 10-vjeçar të Nikolla Gruevskit”, thotë ai.

Ndërkohë, eksperti i sigurisë dhe ish-drejtues i lartë i shërbimeve inteligjente shqiptare, Bujar Rama sheh si kërcënim kryesor për destabilizimin e rajonit tonë nacionalizmin fetar.

“Nacionalizimi fetar i përdorur nga qarqe të ndryshme politike janë ato që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, deklaroi ai në Top Story.

Previous Dhunuesit e Kuvendit përsëri kërcënojnë
Next LSDM: Veljanoski ta lëshojë kabinetin e Xhaferit

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

KSHZ i publikon rezultatet e para preliminare për të gjitha njësitë (FOTO)

KSHZ I ka publikuar rezultatet e para preliminare, të cilat mund t’i shihni në formë grafike, njofton Portalb. NJËSIA ZGJEDHORE 1 NJËSIA ZGJEDHORE 2 NJËSIA ZGJEDHORE 3 NJËSIA ZGJEDHORE 4

Maqedoni 0 Comments

Prokuroria ka hapur hetim për rastin me “nusen police” nga Manastiri

“Prokuroria Publike kompetente ka hapur hetim për rastin e “nuses police” nga Manastiri, që para disa ditësh, LSDM nëpërmjet një konferencë për shtyp publikoi fotografi ku shihet se ajo gjuan

Maqedoni 0 Comments

Maqedoni, huamarrje e re prej mbi 49 milionë euro

Qeveria e re planifikon huamarrje të re. Në ankand do të ofrohen të dhënat gjashtëmujore, njëvetore dhe dyvjetore si dhe  vjet obligacione që arrijnë në mbi 49 milionë euro, njofton Portalb.mk.

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply