Zhbogar, takime të ndara me Ahmetin dhe Kasamin

Zhbogar, takime të ndara me Ahmetin dhe Kasamin

Ambasadori i Bashkimit Europian, Samuel Zhbogar, ka qëndruar në selinë e BDI-së, ku është pritur nga lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti.

Ahmeti dhe Zhbogar diskutuan rreth situatës së krijuar në vend pas ngjarjeve të 27 prillit, gjendjen e sigurisë si dhe për hapat e mëtejmë.

“Ahmeti përsëri dënoi ngjarjet e dhunës në Kuvend, me ç’rast përsëriti qëndrimin e BDI-së që kthim mbrapa nuk ka. Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duhet që Ivanov të dorëzojë mandatin shumicës së re reformuese parlamentare dhe më pastaj të zgjidhet Qeveria e re. Ahmeti falënderoi ambasadorin Zhbogar për mbështetjen e madhe ndërkombëtare dhe nënvizoi që liderët politikë në Maqedoni duhet të përkujdesen për sigurinë dhe stabilitetin e vendit përballë përpjekjeve rajonale dhe gjeopolitike për destabilizim”,– thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i Ahmetit.

Euroambasadori ka takuar edhe liderin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin. Edhe në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, me ç’rast përfaqësuesit e BESËS e kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj deputetëve në Kuvend dhe kanë shprehur gatishmëri për të kontribuuar në zgjidhjen e krizës politike.

“Kryetari Kasami shprehi qëndrimet e tij në lidhje me zhvillimet e fundit politike, duke theksuar se Lëvizja BESA në vazhdimësi ka ndihmuar procesin, kështu duke qenë pjesë e zgjidhjes e jo pjesë e problemit. BESA do të angazhohet në demokratizimin e vendit, garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe respektimin e vullnetit të shumicës”,- thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA. 

Previous Zaev: Qeveri deri në fund të muajit, jam i gatshëm për takim me Ivanovin
Next Pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Juventus dhe Napoli në garë për Andre Gomes

Juventusi dhe Napoli do të takojnë agjentin e mesfushorit të Valencias, Andre Gomes.Sipas Sky Sport Italia, Jorge Mendes pritet të arrijë në Milano të premtën për një sërë negociatash. Juve

Maqedoni 0 Comments

Eurosuper 95 dhe Vaji ekstra i lehtë janë liruar për gjysmë denari

Shkup, 19 shtator 2016 – Prej sonte në mesnatë çmimi i EUROSUPER BS -98 dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulet për 0,5 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS

Maqedoni 0 Comments

Lirohen nga paraburgimi edhe të dyshuarit e rastit “Transportuesi”

Këshilli Penal e ndërpreu masën e paraburgimit për dy të dyshuar në rastin ‘Transportuesi’ dhe në vend të paraburgimit ia caktoi masën e sigurimit të prezencës, gjegjësisht konfiskimit të pasaportave,

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply