Nga sot Maqedonia me Qeveri të re, Zaev kryeministër (FOTO)

Nga sot Maqedonia me Qeveri të re, Zaev kryeministër (FOTO)

 23.52- U votua Qeveria e Maqedonisë

Me 62 vota “për”, 44 “kundër” dhe 5 “të përmbajtur” u zgjedh Qeveria e re e Maqedonisë me kryetar të saj Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Pas kësaj, kryeministri dhe ministrat e rinj dhanë edhe betimin e tyre.

Në qeverinë e re, sipas propozim-përbërjes që e parashtroi mandatari Zaev, minsitri do të kenë LSDM, BDI dhje Aleanca për Shqiptarët, të cilët kanë shumicën prej 62 deputetëve në Kuvendin 120-anëtarësh.

Radmilla Shekerinska është minsitre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski – për Punë të Brendshme, Dragan Tevdovski – për Financa, Nikolla Dimitrov – për Punë të Jashtme, Renata Treneska Deskovska – për Arsim dhe Shkencë, Goran Sugarevski – për Transport dhe Lidhje, Ljupço Nikollovski – për Bujqësi, Milla Carovska – për Punë dhe Politikë Sociale, Damjan Mançeski – për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Robert Allagjozovski – për Kulturë. Koço Angjushev është propozuar ministër pa resor dhe do të jetë zëvendëskryeminsitër për çështje ekonomike. Për ministra pa resor janë propozuar edhe Edmond Ademi, Robert Popovski, Adnan Qahil, Samka Ibraimovski, Zoran Shapuriq dhe Zorica Apostollovska.

Ministra pa resor nga BDI do të jenë Hazbi Lika, Bujar Osmani, i cili do të jetë zëvendëskryeminsitër për Eurointegrime dhe Ramiz Merko, Sadulla Duraku është propozuar ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë dhe Bylent Saliu ministër i Drejtësisë.

Ministër i Vetëqeverisjes Lokale është propozuar Suhejl Fazliu, përderisa ministër i Shëndetësisë Arben Taravari. Fazliu dhe Taravari janë propozime të Aleancës për Shqiptarët.

Zoran Zaev

Previous Zaev: Presim që për më pakë se 10 ditë t’i mbarojmë bisedimet për formimin e Qeverisë
Next Deklarata e parë e Zoran Zaevit si kryeministër i Maqedonisë (FOTO)

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

LSDM me iniciativë për shkarkimin e Ivanovit

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev u bën thirrje të gjitha partive politike që t’i bashkëngjiten iniciativës për për impiçment ndaj presidentit Gjorge Ivanov, nëse ky fundit nuk jep dorëheqje, pas

Maqedoni 0 Comments

Nesër, ja cilat vende do të mbesin pa energji

Nga ora 8:30 e deri në orën 11:30 nesër (e mërkurë) pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit nga rruga “31” në Sopishtë, ndërsa nga ora 8:00 e deri 14:30

Maqedoni 0 Comments

Katica dhe Fatimja godasin Agjencinë e Rrugëve të Maqedonisë

Sot me urdhër të Prokurorisë Speciale Publike, inspektorët janë futur në Agjencinë e Rrugëve të Maqedonisë ku kanë kërkuar të gjitha dokumentet nga viti 2007 deri në vitin 2012. Dyshohet

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply