VMRO-DPMNE: Zaevi të publikojë çka përmban marrëveshja me Bullgarinë

VMRO-DPMNE: Zaevi të publikojë çka përmban marrëveshja me Bullgarinë

VMRO-DPMNE-ja edhe sot kërkoi që Qeveria dhe kryeministri Zoran Zaev ta publikojnë përmbajtjen e marrëveshjes që planifikojnë ta nënshkruajnë me Bullgarinë.

“Populli i Maqedonisë ka të drejtë të dijë çfarë lëshime ka bërë Zaev, sepse ekspertët nga Bullgaria interpretojnë se me marrëveshjen i jepet fund maqedonizmit dhe i tërë ky atak jo vetëm që nuk është përgënjeshtruar, por u hesht nga institucionet e kryesuara nga LSDM-ja”, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

Përkujtojnë se mbesin edhe tre javë deri te nënshkrimi i paralajmëruar i marrëveshjes me Bullgarinë, ndërsa, siç thonë, opinioni e gjëja e vetme që din është përgatitja e Zaevit që t’i fshijë librat e historisë.

“Derisa Zaev paralajmëron fshirje të librave, deputeti në Parlamentin Evropian Andrej Kovaçev publikisht pa pikë turpi deklaroi se Maqedonia ka 100 për qind histori të falsifikuar. Kjo sipas Kovaçev është bazë e cila bazohet në marrëveshjen për fqinjësi të mirë të cilën Zaev e ka dakorduar në Sofje”, thuhet në kumtesë.

Për partinë kontestuese është heshtja e Zaevit për të gjitha deklaratat e dhëna nga funksionarë bullgarë të cilët paraqesin sulm të drejtpërdrejtë ndaj Republikës së Maqedonisë edhe pse, siç thonë, ai si kryeministër është i obliguar ta mbrojë Republikën e Maqedonisë dhe të punojë në interesin e saj. Edhe më skandaloze, sipas VMRO-DPMNE-së, është se as ASHAM nuk ka kurrfarë informacione që përmban marrëveshja, ndërsa heshtja e këtij institucioni për çështje të tilla esenciale, hap hapësirë për sulme të reja dhe nënçmime të reja.

VMRO-DPMNE-ja, thonë nga partia, është për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore të bazuara në respektimin e përbashkët. VMRO-DPMNE-ja do të mbështesë gjithçka që është në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët, por asgjë që është në kundërshtim me interesat e popullit dhe shtetit të Maqedonisë.

Previous Kjo është përgjigjëja që i japin Edita dhe Zyberi atyre që flasin,
Next Sa trupëroje ka Gruevski dhe Mijallkov dhe sa po i kërkojnë nga MPB

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Kostovska: Kujdes me ujin e pijshëm dhe ushqimet (VIDEO)

Edhe nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë banorët e regjioneve të kapluara nga vërshimet t’i ndjekin informacionet e sigurisë së ujit të pijshëm përmes mediumeve, transmeton televizioni 21. Ata thonë të përdoret

Maqedoni 0 Comments

Raporti për punën e PSP-së para Komisionit kuvendor për sistem politik

Raporti gjashtëmujor për punën e Prokurorisë Speciale Publike sot do të shqyrtohet nga deputetët të cilët marrin pjesë në Komisionin kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Në rend

Maqedoni 0 Comments

Ndalesë për kamionët në rrugën Strugë – Qafëthanë

 Në rrugën Strugë – vendkalimi kufitar Qafëthanë sot në mesditë është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Paradite, në orën

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply