Apelacioni debaton për ankesat për “Tenderët”

Apelacioni debaton për ankesat për “Tenderët”

Gjykata e Apelit sot në seancë publike i shqyrtoi ankesat për masat për kujdes të shqiptuara nga Gjykata Penale për ish ministren e Kulturës Elizabeta Kançevsa Milevska e cila është e akuzuar në lëndën “Tenderët” të PSP-së për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar.

Prokurori i PSP-s, Gavril Bubevski, kërkoi paraburgim që të sigurohet prezenca e saj dhe për të shkak efikasitetit të procedurës. Ai kërkoi që gjykatësit ta vlerësojnë edhe lartësinë e dënimit të paraparë për vepër penale për të cilën është akuzuar.

Kançevsa-Milevksa, megjithatë, deklaroi se është e befasuar nga kërkesa për masën paraburgim. Sipas asaj, nuk mund të bëhet fjalë për pengesë të procedurës. Pohon se gjithmonë është paraqitur në ftesat e PSP-së dhe se nuk është fajtore për veprat për të cilat është e akuzuar.

Kançevsa Milevska, para Gjykatës së Apelit u ankua për marrjen e pasaportës së saj, ndërsa PSP-ja për mospërcaktimin e masës paraburgim. Rasti “Tenderët” ka të bëjë me furnizime lidhur me ndërtimin e Muzeut të VMRO-së.

Gjykata e Apelit sot duhet të debatojë për ankesat edhe të dy të akuzuarve në “Tenderët”. Për njërën PSP-ja kërkon paraburgim, ndërsa për tjetrën masë për kujdes.

Gjykata e Apelit deri tani i refuzoi të gjitha ankesat e parashtruara të vendimeve të Gjykatës Penale lidhur me lëndët e PSP-së.

Previous Qeveria Zaev thyen akullin me Edi Ramën
Next 'Titaniku', Gruevski dhe Jankulloska shpëtojnë, por pasaportat s'iu jepen

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Deputetët e BDI-së largohen nga Parlamenti me ndihmën e forcave speciale

Për momentin nga ndërtesa e parlamentit sigurimi dhe policia speciale është duke larguar dhe evakuojë deputetët e BDI-së të cilët deri në këtë moment kanë qenë në një vend të

Maqedoni 0 Comments

Kambovski- Veljanovskit: Shteti po shpërbëhet

Akademik Vllado Kambovski i ka bërë thirrje kryeparlamentarit Trajko Veljanovski të mos i komplikojë punët dhe menjëherë të thirre përbërjen parlamentare, sepse në këtë moment përgjegjësia për ardhmërinë e shtetit

Maqedoni 0 Comments

Ligji i gjuhëve, një javë afat për marrëveshje politike

Pa marrëveshje politike dhe me prolongimin e tanipërtanishëm zyrtar njëjavor të zgjidhjes për problemin me mbi 35.000 amendamentet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve përfundoi tentimi i djeshëm tërë ditor

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply