Infektimi tjera, priten rezultatet për të hospitalizuarit

Infektimi tjera, priten rezultatet për të hospitalizuarit

Shtatë pacientët e hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup nga Simnica e Gostivarit, janë në gjendje shëndetësore të mirë dhe stabile, ndërkaq priten rezultatet e tyre laboratorike në qendrat referente të vendit. Deri në këto momente nuk ka raste të reja me simptome të etheve hemorragjike Han Tan të cilat ishin shkak i vdekjes së dy banorëve të fshatit Simnicë. Zv/ministri i Shëndetësisë Goce Çakarovski tha se gjatë ditës është bërë deratizimi dhe dezinfektimi i të gjitha objekteve dhe hapësirave në këtë fshat.

‘Gjithsej janë shtatë pacientë, të gjithë janë në gjendje të mirë dhe stabile. I presim rezultatet nga qendrat tona referente për këta pacientë, e dini se dy të ndjerit rezultatet i kishin pozitive. Për momentin në fshatin Simnicë dhe në kasollen e kafshëve po kryhet dezinsektim dhe deratizim i tërësishëm në të gjitha objektet e fshatit dhe rreth tij, i presim rezultatet e mostrave nga uji dhe gjithashtu rezultatet të cilat i mori Agjencioni për ushqim dhe veterinari – tha Goce Cakarovski, zv/ministër i Shëndetësisë.’

VMRO-DPMNE gjatë ditës së sotme përgjegjësinë për rastin ia veshi ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari duke akuzuar se kjo ka ndodhur si pasojë e pa kujdesisë së tij. Nga ana tjetër LSDM-ja qeveritare përmes një komunikate me shkrim tha se qeveria e VMRO DPMNE-së në të kaluarën ka shkatërruar në tërësi sistemin shëndetësor dhe se tenton që të përfitojë politikisht nga fatkeqësitë e qytetarëve.

Previous Zhbogar: Shkupi dhe Sofja japin shembull si të zgjidhen problemet
Next Zvarritet hapja e kufirit Bellanocë-Stançic

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

MAQEDONIPEPR: Zgjedhjet të mbahen me 4 ose 11 shtator

Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve (PEPR) thekson nga burimet e saj bën të ditur se zgjedhjet do të duhet të shtyhen, kurse Trajko Veljanoski duhet të caktojë seancë

Maqedoni 0 Comments

Tërmet në Maqedoni

Sot, 14.05.2017 në ora 04:08 sipas orës lokale,  në rajonin e Shkupit është regjistruar tërmet epiqendra e të cilës ka qenë në rajonin qendror të Shkupit afër Haraqinës. Tërmetet kanë ndodhur në

Maqedoni 0 Comments

Nesër pa rrymë disa pjesë të Shkupit

Pa rrymë nesër do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Karposh, Studeniçan dhe Çuçer Sandevë. Siç informojnë nga QRMK e Qytetit të Shkupit, nesër prej orës 9:00 deri

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply