Shuhen shpresat e Rusisë, ushtria amerikane hyn në Maqedoni (Foto)

Shuhen shpresat e Rusisë, ushtria amerikane hyn në Maqedoni (Foto)

Në gjashtë karvane me nga 20 automjete luftarake sot në vendkalimin kufitar “Deve Bair” nga Bullgaria në Maqedoni do të hyjnë 300 pjesëtarë të Forcave të armatosura të SHBA-së të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët me Armatën e Republikës së Maqedonisë “DRAGOON GUARDIAN 17”.

Ekspertët e sigurisë thonë për Gazetën Lajm se ardhja e konvojit të ushtrisë amerikane, nuk ëhstë thejshtë për pjesëmarrje në stëritjen ushtarake, por ka edhe domethënie simbolike dhe paraqet porosi të qartë se SHBA-të nuk do të lejojnë shtrirjen e ndikimi rus në Maqedoni.

Në Kumanovë pas pjesës zyrtare të fillimit të stërvitjes e cila do të zhvillohet në Poligonin e Armatës “Krivollak” si dhe në disa qytete në Maqedoni do të prezentohen një pjesë e automjeteve ushtarake të FA të SHBA-së.

Nesër dhe pasnesër, në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak, automjetet do të prezentohen në Shkup, Shtip dhe Veles me ç’rast përmes interaksionit të popullatës lokale krahas prezentimit do të realizohen sesione të fitnesit si dhe gara për fëmijë. Më 31 gusht në Krivollak do të mbahet Ditë e hapur për mysafirë të lartë dhe media. Më 3 dhe 4 gusht vazhdojnë aktivitetet me bashkëpunimin civilo-ushtarak në Strumicë dhe Strugë ku krahas prezentimit të pajisjes do të mbahet edhe ndeshje futbolli midis pjesëtarëve të dy armatave me klubin lokal.

Stërvitja dedikohet për mbështetjen e qëllimeve të trajnimit për përforcimin e procedurave operative standarde të ARM-së si dhe për zhvillimin e mirëkuptimit të ndërsjellë midis ARM-së dhe FA të SHBA-së.

Previous 'Titaniku', Gruevski dhe Jankulloska shpëtojnë, por pasaportat s'iu jepen
Next ”Kumanova”, Prokuroria jep fjalën e fundit (Video)

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

13 persona të lënduar në 11 aksidente dje në Shkup

Policia e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit dhe rrethinë ka kryer kontroll në gjithsej 11 aksidente komunikacioni, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë

Maqedoni 0 Comments

Personi i falur nga Ivanon gjuan me armë një furgon

Një person i cili, siç shkruan A1on.mk, është i falur apo aboluar nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, sot ka gjuajtur me armë zjarri në një furgon. Të shtënat kanë ndodhur

Maqedoni 0 Comments

Parlamenti do të mblidhet dhe votojë kundër vendimit të Ivanovit?!

Jo zyrtarisht, hapi i radhës për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni është që Parlamenti të sjell vendim me të cilën falja e presidentit do të bëhet e pavlefshme. Me

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply