Zvarritet hapja e kufirit Bellanocë-Stançic

Zvarritet hapja e kufirit Bellanocë-Stançic

Hapja e vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiç mbetet ende ëndërr, edhe pse marrëveshja për rë daton që nga viti 2011. Deri më sot, Qeveria nuk ka bërë thuajse asgjë për përfundimin e procedurës për shpronësimin e tokës dhe dhënien e lejes për ndërtim të vendkalimit kufitar, njofton Alsat M.

Nga Qeveria arsyetohen duke thënë se vonesa e procedurave në fjalë, vjen për shkak të zbatimit të procedurave ligjore të dy shteteve Maqedoni e Kosovë, të cilat janë bashkëpjesëmarrëse në këtë projekt.

Nga ana tjetër, Qeveria edhe në fillim të muajit korrik kishte marrë vendim që deri në fund të të njëjtit muaj, të kishte përfunduar hartimi i projektit arkitektoniko-urbanistik për objektin që duhej ndërtuar në këtë pikë. Mirëpo edhe ky afat kaloi dhe vendi ku duhet shënuar pika kufitare nuk të bën përshtypje se po përgatitet për punime ndërtimore. ALSAT mëson se 15 gushti ishte afati përfundimtar i përdorimit të fondeve IPA për këtë pikë kalimi kufitar të përbashkët. Sipas procedurave, tenderi për të do të duhej të ishte përfunduar në korrik, për t’i hapur rrugën kështu thithjes së rreth 1.2 milion eurove për këtë projekt. Fakti që këto para ishin nga fondet IPA, e konfirmonte edhe ish zëvendëskryeministri Arbër Ademi, gjatë muajit prill.

Previous Infektimi tjera, priten rezultatet për të hospitalizuarit
Next QMK: Zjarret në Makedonski Brod janë shuar tërësisht

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Kapet me drogë 78 vjeçari në vendkalimin Tabanoc

MPB ka penguar transportin e drogës narkotike prej 580 gram, me çka është privuar nga liria М.А. (73) nga Gostivari për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale “prodhim

Maqedoni 0 Comments

Shf Bedri Tahiri Svillare fitues të olimapdës në futboll nga Komuna Saraj

Komuna e Sarajit gjatë javëve të fundit ka realizuar në mënyrë tradicionale olimpiadën e shkollave në disa sporte , duke filluar nga atletika , futbolli  dhe volejbolli . Shkollat fillore

Maqedoni 0 Comments

Në barnatoret e Maqedonisë do të fillojë shitja e vajit të kanabisit

Vaji i prodhuar nga kanabisi, për herë të parë do të mund të blihet në barnatoret e Maqedonisë në fund të këtij muaji, ndërkaq çmimi i saj ende nuk është caktuar

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply