Shaqiri: “Mos botoni pseudolajmi pa qenë të konfirmuara”

Shaqiri: “Mos botoni pseudolajmi pa qenë të konfirmuara”

Xhezair Shaqiri “Komandat Hoxha” nëpërmjet një komunikate ka bërë thirje për të gjithë mediat që mos të postojn lajme që kanë të bëjnë me të pa mos pasur burime dhe fakte, ai në të njëjtën kohë ka cekur edhe disa emra të portaleve që shprehin dezinformata në lidhje me arritjen e tij në shtëpi. Shaqiri gjithashtu nuk ka fshehur ate se në të ardhmen do të përkrah politikat e LSDMS dhe Zoran Zaevit. Në vijim reagimi I polotë:

“Ju e dini se para disa ditëve unë u ktheva pranë familjes time, ku tani jam i qetë dhe po pushoj. Nuk dua të arsyetoj qendrimin tim në Tanushë, pasi ju e dini të gjithë se regjimi i Gruevskit Menduhit dhe Ahmetit ishin te orkestruar nga grupe kriminele të cilat abuzonin me të gjitha segmentet e shtetit.

E falenderoj Allahun se mua më ruajti nga kurthet e atij regjimi, sepse kerkoja mbrojtjen e tij.

Tani kohëve të fundit e shoh se disa pseudo-lajme jepen në ndonjë portal, ku pastaj prcjellen me Copy-Paste edhe në portalet tjera.

Që ta kuptoni se Xhezair Shaqiri ju respekton të gjithë juve, sepse angazhimet e mia në tri luftra kanë qenë edhe për media, gazeta dhe televizione të lira, që janë pjesë e demokracisë dhe si standarde i kemi pranuar ne të gjithë, e sidomos unë, që ju falenderoj për bashkëpunimin që kem pasur.

Pasi ju njoh shumicën, kam një kërkesë të mos botoni pseudolajme pa e konfirmuar me mua.

Portali “Te Sheshi” ka dalë me analiza dhe e politizon ardhjen time në Shkup, nuk dua të them se kush e bën atë, por le të jenë të sigurtë se kemi informacione të mjaftueshme se kujt i intereson dezinformimi. E them në shumës “kemi informacione” sepse Xhezair Shaqiri nuk është vetëm.

Që të sqarohem me ju, të jem transparent me qendrimet e mia politike, ju duhet ta dini se në zgjedhjet e fundit nuk kam përkrahur asnjë parti politike. Provat dhe faktet janë aty kush do me i pa.

Ajo që sot mbështesë, shpresoj, nuk ka dyshim se është qeveria reformatore e Zoran Zaevti dhe politiken reformatore, ku në koalicion janë të gjitha partitë shqiptare që kanë deputet në parlament.  Kryeministri Zoran Zaev ka mbështetje nga ambasada e Amerikës, NATO dhe BE. E unë pres që kjo qeveri të kryej detyrat e saja dhe partitë shqiptare, qoftë pozitë apo opzitë, të mos mirren me manipulime koti për shkak të zgjedhjeve lokale, por le të marrin guximin dhe t’i kryejnë detyrat se për çfarë paguhen, sepse i kanë premtuar të gjitha Zaevit, por edhe ambasadës Amerikane, NATO dhe BE.”- Ka shkruar Shaqiri

 

Previous Humoristet me te mirë shqiptar realizojnë video për KF Shkendijën (VIDEO)
Next Nesër shkarkohet prokurori publik Zvërlevski

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Raporti për punën e PSP-së para Komisionit kuvendor për sistem politik

Raporti gjashtëmujor për punën e Prokurorisë Speciale Publike sot do të shqyrtohet nga deputetët të cilët marrin pjesë në Komisionin kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Në rend

Maqedoni 0 Comments

Ja çfarë kanë biseduar në telefon Zaev dhe Mogerini

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dje përmes telefonit ka biseduar me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe e ka përsëritur qëndrimin e

Maqedoni 0 Comments

Maqedonasit do të protestojnë edhe në Belgjikë

Bashkësia maqedonase dhe miqtë e Maqedonisë në Belgjikë kanë paralajmëruar një protestë para fillimit të mbledhjes së këshillit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, transmeton Telegrafi Maqedoni. Sipas

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply