Kush fshihet prapa pseudonimit Nakamoto? Blogerët pretendojnë se e dinë se kush qëndron prapa Bitcoin-it! (Video)

Kush fshihet prapa pseudonimit Nakamoto? Blogerët pretendojnë se e dinë se kush qëndron prapa Bitcoin-it! (Video)

Njeriu misterioz, i njohur si Satoshi Nakamoto, i cili besohet të jetë shpikësi i Bitcoin, mund të jetë personi më i pasur në planet.

Kur Bitcoin filloi papritmas të rritet, vlerësimi ishte se Nakamoto vlenë rreth 17 miliardë dollarë, kështu që në bazë të vlerave të reja të kriptovalutave dhe parashikimit se sa kohë do të jetë në gjendje të rritet, babai i Bitcoinit mund të bëhet trilioneri i parë në botë, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, mbetet pyetja kryesore – kush fshihet mbrapa këtyre pseudonimeve?

Të rinjtë nuk mund ta njohin atë, por të moshuarit e dinin menjëherë se kush ishte ai. Është një nga mashtruesit më të mëdhenj rusë, Sergei Mavrodi.

Gjegjësisht, Mavrodi është krijuesi i piramidës më të madhe financiare të bërë ndonjëherë në Rusi, e cila ishte aktive nga viti 1992 deri 1994. Me kolapsin e saj, rreth dhjetë milionë njerëz mbetën të dëmtuar financiarisht. Mendohet se ai ka mbledhur rreth 15 miliardë dollarë.

Për shkak të mashtrimeve të miliona njerëzve, Mavrodi u dënua me vetëm katër vjet e gjysmë burg. Në tetor 1994, ai u zgjodh anëtar i parlamentit rus. 15 vjet pas shpalljes së falimentimit sensacional, në vitin 2011 Mavrodi njoftoi nisjen e “MMM – 2011”.

Për shkak të përhapjes dhe ngritjes së madhe që pati Bitcoin javët e kaluara, blogerët dhe anëtarët e ndryshëm në forume besojnë se e gjithë kjo mbart ngjashmëri të habitshme me skemat e njohura “Mavrodieva”.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo është e vërtetë. /Telegrafi

Previous Nesër shkarkohet prokurori publik Zvërlevski
Next Ura më e gjatë në botë, prej xhami (Foto)

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Ja kandidatët e Maqedonisë për gjykatës ne Strasburg

Maqedonia e ka përgatitur listën me tre kandidatë për gjykatës në Gjykatën për të Drejta të Njeriut në Strasburg. Në listë janë drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik,

Maqedoni 0 Comments

Doskocil: Maqedonia ka rol udhëheqës për mbrojtjen e kufijve

Maqedonia ka rol udhëheqës në sigurimin e kufijve, jo vetëm në të a.q. Rrutë ballkanike për krizën e emigrantëve, por edhe lidhur me Austrinë dhe Gjermaninë, theksoi ministri austriak i

Maqedoni 0 Comments

Zaev deri te nxënësit dhe mësuesit: Ndryshimet do t’i presim këtë vit shkollor

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot nëpërmjet video – inçizimit iu ka drejtuar, prindërve dhe mësuesve me apel që t’i përkrahin fëmijët në procesin e arsimimit të tyre, sepse siç

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply