10 vjetori i pavarësisë, nis dekorimi i qytetit të Mitrovicës

10 vjetori i pavarësisë, nis dekorimi i qytetit të Mitrovicës

Festa e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka nisur të ndjehet edhe në qytetin e Mitrovicës.

“Të premten pasdite me vendim të Këshillit Organizativ për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë u vendos ikona e parë #Kosova10 në qendër të qytetit në afërsi të Shtatores së heroit kombëtar, Isa Boletini, ndërsa ikona të tilla janë vendosur edhe në sheshet kryesore të 10 komunave të tjera.

Kjo ikonë është rreth 8 metra e gjatë ndërsa është rreth 1.5 metra e lartë. Ajo përfaqëson hashtagun zyrtar të 10-vjetorit të pavarësisë, andaj të gjithë qetarët mitrovicas kanë mundësin që ikonën #Kosova10 ta përdorin në të gjitha postimet e tyre në rrjete sociale”, thuhet në njoftimin e komunës.

Po ashtu, Komuna ka stolisur qytetin me flamuj të shtetit të Kosovës.

E gjithë festa do të shoqërohet me aktivitete të shumta të organizuara nga Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sport por manifestime të ndryshme do të këtë edhe nga shkollat e komunës sonë. /Telegrafi

Previous TAV do të investojë 45 milionë euro në projekte në Maqedoni
Next Vlorë, gjendet një makinë me targa italiane e zhytur në det

About author

You might also like

Lopo: BE është pro liberalizmit të vizave, sfida i mbetet Kosovës

BE është për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe problemi nuk është në anën e BE-së, por sfida i mbetet palës kosovare për të kaluar demarkacionin. Kështu ka deklaruar Katerina

Greqia e preokupuar me probleme të tjera, emri nuk është në agjendën politike

Edhe pse në qarqet politike greke dhe mediat lokale çështja e emrit ditëve të fundit është temë aktuale, emri kushtetues i Maqedonisë nuk është në agjendën e politikës greke, së

Haradinaj: Do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut, mësimdhënësit e ’90-ve ishin shtylla e rezistencës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha të mërkurën se njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta ka një rëndësi të veçantë. Haradinaj tha se gjatë ditëve në vijim

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply