City mund të shpallet kampion në derbin ndaj Unitedit, Djajtë e Kuq do të detyroheshin t’ia bëjnë edhe ‘Korridorin e Nderit’ në Etihad

City mund të shpallet kampion në derbin ndaj Unitedit, Djajtë e Kuq do të detyroheshin t’ia bëjnë edhe ‘Korridorin e Nderit’ në Etihad

Xhiro e 27-të në Ligën Premier për klubet e Mançesterit kishte rezultate të ndryshme.

Manchester City fitoi me rezultat 5-1 ndaj Leicesterit, kurse Manchester Unitedi humbi 1-0 nga Newcastle.

Me këtë rast skuadra e Pep Guardiolas vazhdoi në vendin e parë me 72 pikë, kurse ajo e Jose Mourinhos në pozitën e dytë me 56 pikë.

Diferenca e pikëve aktualisht është 16 pikë dhe nëse gjërat shkojnë me këtë diferencë pikësh atëherë City do të shpallet kampion me 4 prill 2018.

Në këtë ditë ata do luajnë ndaj rivalit të përbetuar, Man Utd. Por, kjo nuk është e gjitha.

Në rast se Unitedi lëshon pikë në ndeshjen para Man Cityt, atëherë do të detyrohen t’ia bëjnë skuadrës së Pep Guardiolas ‘Korridorin e Nderit’ në Etihad.

Kjo traditë bëhet gjithmonë për skuadrën kampione.

Gjashtë ndeshjet e ardhshme të Man Utd në Ligën Premier: Chelsea, Crystal Palace, Liverpool, West Ham, Swansea dhe Manchester City.

Gjashtë ndeshjet e ardhshme të Man Cityt në Ligën Premier: Arsenal, Chelsea, Stoke, Brighton, Everton dhe Manchester Unitedi.

Ritheksojmë, që kjo të ndodh duhet të ruhet diferenca e pikëve mes dy skuadrave të Mançesterit.

Previous Lallana tregon gishtat e ngrirë të këmbeve pas ndeshjes ndaj Southampton
Next Duka: Synimi i Shqipërisë është Botërori

About author

You might also like

Bayern Munich i bashkohet garës për Icardin

Mauro Icardi është në shënjestër jo vetëm nga Manchester Unitedi, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, por edhe Bayern Munich, pasi Inter përpiqet të nxitojë një kontratë të re. Reprezentuesi argjentinas

Football 0 Comments

Humoristet me te mirë shqiptar realizojnë video për KF Shkendijën (VIDEO)

Humoristet me te mirë shqiptar realizojnë video për KF Shkendijën. Ermal Mamaqi, Xhevdet jashari dhe Vedat Osmani kanë realizuar një video humoristike ku nëpërmjet asaj përkrahin klubin fudbollisitk Shkendija –

Football 0 Comments

Lallana tregon gishtat e ngrirë të këmbeve pas ndeshjes ndaj Southampton

Adam Lallana është bërë hit në rrjetet sociale, pas një postimi të bërë në Instagram Mesfushori anglez, Adam Lallana u inkuadrua vetëm në fund të pjesës së dytë në ndeshjen

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply