Vlorë, gjendet një makinë me targa italiane e zhytur në det

Vlorë, gjendet një makinë me targa italiane e zhytur në det

Një makinë me targa italiane është gjetur e braktisur në orët e para të mëngjesit të sotëm, e zhytur në det në Vlorë.

Mësohet se një makinë tip fuoristradë me targa BG643 GX, është gjetur e zhytur në det në zonën e plazhit të vjetër.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të zbuluar më shumë.

Dyshimet paraprake janë përqendruar në faktin se makina mund të jetë përdorur për të tërhequr ndonjë gomone.

Gjithsesi për të zbuluar më shumë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia e Vlorës dhe Delta Force.

Previous 10 vjetori i pavarësisë, nis dekorimi i qytetit të Mitrovicës
Next Lallana tregon gishtat e ngrirë të këmbeve pas ndeshjes ndaj Southampton

About author

You might also like

Maqedoni, përdorimi i Gjuhës Shqipe fut në sherr politikën

Partia opozitare maqedonase LSDM vlerëson se çështja e përdorimit të plotë të dygjuhësisë është detyrim kushtetues. Sipas sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie përdorimi i gjuhës shqipe sëbashku me atë

Lucky days në Neptun prej 05-08 Nentor – lirimet më të mëdha në të gjithë asortimanin!

“Lucky days” në NEPTUN prej 05-08 nëntor me lirimet më të mëdha në të gjithë asortimanin dhe blerje deri në 48 këste me happy kredi!   Shfrytëzoni këtë “Lucky days”

VIDEO E RRALLË: Torturat çnjerëzore nga policia serbe mbi demonstruesit shqiptarë në vitet e ’90-ta (Video)

Një video e rrallë që po qarkullon në internet tregon skenat e përdorimit të dhunës çnjerëzore të policisë serbe mbi demonstruesit shqiptarë në Prishtinë në fundvitet ’80 dhe fillimvitet ’90-ta.

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply