Gjuriq: Kemi njoftuar Brukselin që jemi të gatshëm për vazhdimin e dialogut me Kosovën

Gjuriq: Kemi njoftuar Brukselin që jemi të gatshëm për vazhdimin e dialogut me Kosovën

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq gjatë një takimi me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu, ka deklaruar se Serbia ka njoftuar Brukselin se është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Kosovën, shkruajnë mediat serbe.

Sipas Gjuriqit, Serbia dëshiron të dialogu të vazhdojë, duke shtuar se pengesat e vetme deri më tani vinin nga Prishtina, e cila një vit më parë përmes një vendimi zyrtar në Parlament ka ngrirë procesin e dialogut, transmeton Telegrafi.

“E kemi njoftuar Brukselin që jemi të gatshëm për vazhdimin e dialogut”, ka shtuar Gjuriq gjatë takimit me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Duke folur për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rreth hetimeve të kryera për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Gjuriq ka thënë se është i kënaqur edhe pse me një muaj vonesë, më në fund u ka arritur në Beograd dokumentacioni nga Prishtina lidhur me hetimet e kryera për vrasjen e Ivanoviqit.

Previous SHBA armatoset deri në ‘dhëmbë’, strategjia për t’iu përgjigjur kërcënimit ruso-kinez
Next Lopo: BE është pro liberalizmit të vizave, sfida i mbetet Kosovës

About author

You might also like

Rama: Nuk duam të vuajmë jashtë BE-së

Kryeministri Edi Rama ka komentuar serish deklaratën e ministrit të Drejtësisë Majkëll Gove për të ndjekur rrugën e Shqipërisë për të dalë nga Bashkimi Europian dhe krijimin e një konfederate

Greqia e preokupuar me probleme të tjera, emri nuk është në agjendën politike

Edhe pse në qarqet politike greke dhe mediat lokale çështja e emrit ditëve të fundit është temë aktuale, emri kushtetues i Maqedonisë nuk është në agjendën e politikës greke, së

Jep dorëheqje kryeministri Ahmet Davutoglu

Ajo që ishte paralajmëruar prej mediave për një tensionim të situatës mes Ahmet Davutoglus dhe Rexhep Taip Erdogan, duket më se e qartë tani. Kryeministri turk sapo dha dorëheqjen e

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply