Lopo: BE është pro liberalizmit të vizave, sfida i mbetet Kosovës

Lopo: BE është pro liberalizmit të vizave, sfida i mbetet Kosovës

BE është për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe problemi nuk është në anën e BE-së, por sfida i mbetet palës kosovare për të kaluar demarkacionin.

Kështu ka deklaruar Katerina Lopo, zyrtare politike në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Vetëm sa për të qartësuar, BE është për liberalizimin e vizave për Kosovë. Ne besojmë se Kosova nuk do të duhej të jetë e izoluar nga Ballkani, e vetmja nga Ballkani dhe se të rinjtë do të duhej të ishin në gjendje të udhëtonin pa viza, por siç jeni të vetëdijshëm problemi nuk është në anën e BE-së, sfida i mbetet palës kosovare. Për gati dy vjet tashmë e kemi një bllokadë politike lidhur me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Lidershipi politik dhe deputetët e Kuvendit janë duke e mbajtur Kosovën peng duke mos ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit”, tha ajo.

Ndërsa, Ish- ministrja e Integrimeve Evropiane Mimoza Ahmetaj, tha se Kosova nga 95 kushte ka mbetur pa e përmbushur demarkacionin dhe vazhdimin e luftimit  të krimit dhe korrupsionit .

“Ajo çka pres është që Kuvendi do të duhej ta ratifikonte marrëveshjen e demarkacionit. Ajo që dua të them është që kjo marrëveshje duhet të ratifikohet pasi që qytetarët po e vuajnë më së shumti këtë izolim”, tha Ahmetaj./RTK Live/

Previous Gjuriq: Kemi njoftuar Brukselin që jemi të gatshëm për vazhdimin e dialogut me Kosovën
Next Takimi Kotzias-Dimitrov, pritshmëritë janë të larta

About author

You might also like

Regjisorja Rudina Zhara- Gruda, shpërthen me dy komedi në Francë

70 vjetorin e marshimit në Francë, e madhështojnë 2 komeditë e regjisores kosovare Rudina Zhara-Gruda. Aktorja dhe regjisorja e merituar Kosovare me prejardhje nga Peja e bukur e “Haxhi Zekës”

Presidenti slloven shpreh mbështetjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot presidentin slloven Borut Pahor. Haradinaj tha se presidenti e konfirmoi mbështetjen e shtetit slloven. “Dhjetë vjet shtet me miqësi tradicionale me Republikën

PRITET REKOMANDIM POZITIV PËR LIBERALIZIM TË VIZAVE

Bashkimi Evropian pritet të japë rekomandim pozitiv për heqjen e vizave për kosovarët. Mirëpo, Top Chanel raporton se si kusht do të vendoset një kuotë e posaçme, që nënkupton pezullimin

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply