Padi penale kundër ELEM-it dhe drejtorëve në REK Manastir për ndotjen e mjedisit jetësor

Padi penale kundër ELEM-it dhe drejtorëve në REK Manastir për ndotjen e mjedisit jetësor

Sektori i Punëve të Brendshme Manastir ka dorëzuar padi penale kundër Elektranave të Maqedonisë (ELEM) dhe kundër ish drejtorëve dhe udhëheqësve aktual në REK Manastir për shkak të ndotjes së ajrit dhe natyrës, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtojnë nga policia, padi penale janë dorëzuar kundër I.K. (63) nga Gostivari, ish drejtorit të filialit të REK Manastir, R.K. (67) nga Manastiri, drejtor i filialit të REK Manastir, O.Z. (54) nga Manastiri, drejtor në REK Manastir, Z.M. (44) nga Manastiri, udhëheqës i filialit të REK Manastir dhe S.A. (63), udhëheqës i filialit REK Manastir, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kryerje të përbashkët” në lidhje me “ndotjen e mjedisit jetësor dhe natyrës”.

Padi penale është dorëzuar edhe kundër ELEM-it, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndotje e mjedisit jetësor dhe natyrës”.

“Pas paraqitjes paraprake deri te SPB Manastir nga ana e Prokurorisë së Manastirit, në koordinim të ngushtë dhe dhënie të udhëzimeve për veprim nga ana e Prokurorisë Publike janë bërë një sërë kontrollesh gjatë së cilës është konstatuar se personat fizik të paraqitur, nuk u janë përmbajtur dispozitave për mbrojtje dhe avancim të mjedisit jetësor, nuk i kanë rikonstruuar apo vendosur filtra të ri për pluhur. Kanë lejuar që nëpërmjet punës së personit juridik të paraqitur, të lëshohen grimca të dëmshme për më shumë se 50 miligramë në metër kub”, thonë nga MPB.

Previous Nga Bugatti deri te Porsche, si do të dukeshin super-makinat të shndërruara në furgona (Foto)
Next Ndalesë për automjetet e rënda në këto rrugë

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Normalizohet komunikacioni në vendkalimet kufitare me Greqinë

Pas ndërprerjes treditore është normalizuar komunikacioni i automjeteve të pasagjerëve dhe mallrave dhe rrjedha e udhëtarëve në hyrje dhe dalje nga Greqia në të gjitha vendkalimet kufitare, kumtoi Ministria e

Maqedoni 0 Comments

Janeva: Gjykata ka thirrur në bisedë të dyshuarin e parë për rastin “Fortesa”

Prokurorja speciale, Katica Janeva gjatë mbajtjes së konferencës për shtyp, ka njoftuar se , Gjykata Themelore ka njoftuar se, i dyshuari i parë i rastit “Fortesa”, Goran Grujoski, do të

Maqedoni 0 Comments

Kur mbahet takimi i ardhshëm liderëve?

Partitë politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës nuk kanë përmbushur gjitha afatet e parapara me marrëveshjen që arritën më 20 korrik, para mbajtjes së takimit të liderëve në të cilën

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply