Parashikim: Juventus – Tottenham

Parashikim: Juventus – Tottenham

Juventusi do të rifillojë aventurën evropiane drejt një finaleje tjetër ndaj një kundërshtari shumë të fortë, Tottenhamit.

Vendi: Allianz Stadium, Torino
Koha: E martë, 13 shkurt – 20:45

Lajmet rreth ekipeve

Juventus
Dybala, Barzagli, Matuidi dhe Cuadrado mungojnë për shkak të lëndimeve.

Lichtsteiner edhe pse ishte futur në listë për LK, ai nuk është ftuar për këtë takim.

Mattia De Sciglio do të startojë në krahun e djathtë në këtë ndeshje.

Douglas Costa mund të preferohet para Bernardeschit në krahun e djathtë.

Tottenham
Toby Alderweireld është lënë në Londër për t’u përgatitur dhe mungon.

Pochettino e ka luksin e përzgjedhjeve pasi pjesa tjetër e skuadrës është gati të performojë.

Tottenhami mund të luajë me Aurierin në krahun e djathtë teksa Ëanyama mund ta zëvëndësojë Heung-min Son nëse Pochettino dëshiron që gjërat të kontrollohen në fillim të takimit.

A e dini se?

Juventusi është i pamposhtur në 19 nga 21 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Tottenhami ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit.

Tottenhami ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit.

Janë shënuar së paku dy gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Parashikimi

Juventusi kërkon të vazhdojë formën solide pas fitores ndaj Fiorentinës të premëtn dhe ka vetëbesim të lartë para këtij dueli ndaj Tottenhamit.

Tottenhami ka siguruar po ashtu vetëbesi me fitore minimale ndaj Arsenalit të shtunën edhe pse forma si myasfir i lë pak imagjinatës. Ata kanë dështuar të fitojnë tri ndeshje në udhëtim dhe kanë fituar vetëm dy prej tetë ndeshjeve të fundit në shtëpi.

Një gol mund të vendosë këtë takim duke parë mbrojtjen e fortë të Juventusit dhe në shtëpi vështirë të mendohet një humbje ose barazim i Bianconerëve. Pra, pritet fitore minimale e Zonjës së Vjetër në një ndeshje mjaft të balancuar.

/Telegrafi

 

Previous Zharieva: T’i lëmë Athinën dhe Shkupin vetë ta zgjidhin çështjen e emrit
Next Shilegov: Sivjet do të fillojë gazifikimi i pjesëve të cilat nuk janë përfshirë me ngrohjen qendrore

About author

You might also like

Football 0 Comments

Humoristet me te mirë shqiptar realizojnë video për KF Shkendijën (VIDEO)

Humoristet me te mirë shqiptar realizojnë video për KF Shkendijën. Ermal Mamaqi, Xhevdet jashari dhe Vedat Osmani kanë realizuar një video humoristike ku nëpërmjet asaj përkrahin klubin fudbollisitk Shkendija –

Uncategorized 0 Comments

Maecenas tempor volutpat commodo uspendisse potenti ed congue sodales

Nam in pharetra nulla. Cras aliquet feugiat sapien a dictum. Sed ullamcorper, erat eu cursus sollicitudin, lorem orci condimentum ante, non tincidunt velit dolor eget lacus. Ut dolor ex, gravida

Football

Maecenas tempor volutpat commodo uspendisse potenti ed congue sodales

Nam in pharetra nulla. Cras aliquet feugiat sapien a dictum. Sed ullamcorper, erat eu cursus sollicitudin, lorem orci condimentum ante, non tincidunt velit dolor eget lacus. Ut dolor ex, gravida

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply