Qeveria e Maqedonisë do ta mbajë seancën e radhës

Qeveria e Maqedonisë do ta mbajë seancën e radhës

 Gjendja dhe progresi në procesin e integrimit evropian, shfrytëzimi dhe implementimi i fondeve të BE-së, statusi i realizimit të prioriteteve të RM-së për hyrjen në NATO, si dhe statusi i realizimit të Marrëveshjes së Ohrit do t shqyrtohen si para pika në seancën e 54 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në rend dite të seancës së sotme janë 104 pika, në mesin e të cilave është Informacioni lidhur me nevojën e marrjes së vendimit për tjetërsimin e tokës ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonisë me ankand publik elektronik për ndërtim.

Anëtarët e Qeverisë do t’i shqyrtojnë Kërkesën për marrjen e vendimit për largimin e  600.000  litrave Eurodizel BS lëndë djegëse, nga rezervat e obligueshme të naftës dhe derivateve të naftës të Hekurudhave të Maqedonisë, si dhe Informacionin lidhur me investime në projekte infrastrukturore të financuara nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural.

Qeveria sot do t’i shqyrtojë edhe Propozim-vendimin për mbylljen e Konsullatës së Nderit të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Shqipërisë, me seli në Durrës dhe Propozim-vendimin për revokimin e  konsullit të nderit të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Shqipërisë, me seli në Durrës, si dhe Propozim-vendimin për ndryshimin e vendimit për emërimin e anëtarëve, zëvendësve të anëtarëve dhe sekretarit të Komitetit kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit.

Në rend dite, mes pikave të tjera, do të gjendet edhe Kërkesa për lirimin nga të dhënat për furnizim të pajisjes sportive dhe makinave për sportistin Igor Stefanovski-Ixhe.

Previous Ndalesë për kamionët në rrugën Strugë – Qafëthanë
Next Kërkohet shkarkimi i 110 gjykatësve

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Diplomatët për zgjidhjen e krizës: Qeveri teknike dhe anulimi i faljes së Ivanovit

Diplomatët europerëndimor propozojnë dy elementë për zgjidhjen e krizës politike dhe organizmin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Së pari qeveria e re teknike dhe së dyti anulimi i vendimit për falje të presidentit Gjorge Ivanov.INA nga

Maqedoni 0 Comments

Rasti “Almiri”, Prokuroi refuzoi tërheqjen e prokurores Kusigureska

Organi i akuzës në Kumanovë ka hedhur poshtë tërheqjen e Prokurores Suzana Kusigerska në rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliut. Prokuroria Themelore e Kumanovës i ka vlerësuar

Maqedoni 0 Comments

Arrestohet gazetari Zoran Bozhinovski

Policia serbe në orët e para të mëngjesit ka arrestuar gazetarin kontravers, Zoran Bozhinovski.Konkretisht ai është arrestuar në Novi Sad dhe prite të dalë në Gjykatë. Pritet që këto ditë ai të ekstradohet në Maqedoni, shkruan

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply