Range Rover Sport arrin të ngjitet në 999 shkallët e malit Tianmen, që ndryshe njihen si “porta e parajsës” (Foto/Video)
Një Range Rover Sport elektrik ka arritur të ngjitet rrugës së tij drejt parajsës, duke u bërë kështu vetura e parë e dedikuar për terrene malore që lëviz nëpër rrugën më të rrezikshme me 99 kthesa, dhe duke u ngjitur në 999 shkallët e njërës prej pjesëve më të frekuentuara të parkut nacional të Kinës.
Vetura me pesë ulëse P400e hibrid 4X4, është bërë SUV i parë në botë që ka arritur të ngjitet në “Portën e Parajsës” në provincën kineze Hunan, një nga rrugët më sfiduese dhe me më së shumti kthesa në botë, transmeton Telegrafi.
Sfida filloi në rrugën 11 kilometëreshe në malet Tianmen e njohur ndryshe si rruga e dragoit, që ka 99 kthesa sikurse lëvizjet e bishtit të dragoit.
Ndërkaq pjesa finale dhe më e rrezikshmja ishte ngjitja në 999 shkallët e vendosura në këndin 45 shkallë të njohura ndryshe si “Porta e Parajsës”, duke përdorur benzinën dhe baterinë elektrike që vënin në lëvizje katër rrotat.Por edhe ky mision ka rezultuar me sukses, pasi për plot 23 minuta shoferi Ho-Pin Tung arriti të ngjitet në maje me Range Rover Sport.
About author
You might also like
Porsche 718 kapet gjatë fazës së testimit, e ‘kamufluar’ vetëm me fjolla bore (Foto)
Prodhuesi gjerman Porsche, është duke i kryer testet e fundit të modelit 718 Cayman GT4. Deri më tani, janë përdorur shtresa të ndryshme kamuflimi, por kësaj radhe është kapur teksa
Filloi edicioni i 88-të i Geneva Motor Show
Është hapur Geneva Motor Show 2018, që do të jetë i hapur deri më 18 mars Pas përgatitjeve disa mujore dhe lajmeve për makinat që do të prezantohen në të,
0 Comments
No Comments Yet!
You can be first to comment this post!