Trump: Është koha të punohet për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve

Trump: Është koha të punohet për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i tha homologut rus, Vladimir Putin, se “tani është koha për të punuar drejt paqes së qëndrueshme” midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Trump i bëri komentet në një bisedë telefonike me Putinin, ndërsa ky i fundit takoi në Moskë udhëheqësin palestinez, Mahmud Abbas.

Putin tha se bisedimet me Abbasin janë përqendruar në gjetjen e një “qasjeje të përbashkët”, për të kapërcyer dallimet midis Izraelit dhe palestinezëve.

“Situata është larg asaj që duam të shohim”, tha Putin, duke shtuar se ai “gjithmonë e ka mbështetur popullin palestinez”.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump, në bisedë me Putinin, ka theksuar edhe rëndësinë e marrjes së hapave të mëtejshëm për të siguruar de-nuklearizimin e Koresë së Veriut.

Trump është ankuar vazhdimisht se Rusia nuk po bën sa duhet për të detyruar Phenjanin që të heqë dorë nga armët bërthamore, përmes sanksioneve të rrepta ekonomike.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, muajin e kaluar, Trump ka thënë se Rusia po e ndihmon Korenë e Veriut që t’iu shmanget sanksioneve të vëna nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. “Rusia nuk po na ndihmon fare me Korenë e Veriut”, ka thënë Trump.

Gjatë bisedimeve në Moskë, Abbas tha se palestinezët nuk mund të pranojnë më vetëm SHBA-në si ndërmjetësuese në negociatat me Izraelin, pasi Trump, më 6 dhjetor, e ka njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ka bërë publike planet për të zhvendosur ambasadën amerikane atje.

Previous Erdogan kërcënon ushtarakisht edhe Greqinë: Jeni trima sa të shihni avionët tanë
Next SHBA armatoset deri në ‘dhëmbë’, strategjia për t’iu përgjigjur kërcënimit ruso-kinez

About author

You might also like

Një avion rus dhe një amerikan shmangin përplasjen mbi Siri

Zyrtarët amerikanë thanë se një avion rus i është afruar shumë afër një avioni të koalicionit ndërkombëtar, i cili udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara dhe kryen sulme ajrore në Siri.

Macron: Sulmojmë Sirinë nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike

Presidenti francez Emmanuel Macron kërcënoi se do të sulmojë Sirinë nëse gjenden prova që tregojnë se qeveria e saj po përdor armë kimike kundër civilëve. “Do të sulmojmë vendin nga

Erdogan kërcënon ushtarakisht edhe Greqinë: Jeni trima sa të shihni avionët tanë

Presidenti turk Erdogan ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake edhe ndaj Greqisë pas sulmit të ushtrisë turke në Siri. Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të partisë, Erdogan tha se

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply