Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus vijnë me mbushësin e ri pa tela

Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus vijnë me mbushësin e ri pa tela

Është folur për shumë specifika për pajisjet e reja të Samsung, përkatësisht modelet S9 dhe S9+ dhe tani kemi disa informata më shumë në lidhje me dy modelet e reja të telefonave të kompanisë jugkoreane. Të dy modelet e reja të Samsung, Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus do të vijnë me një mbushës të ri pa tela.

Samsung po lëshon një aksesor të ri të mbushjës së telefonit pa tel për të dy telefonat e saj të rinj, informatë kjo e cila u zbulua kohët e fundit në një manual përdorimi për aparatet e kompanisë. Ngarkuesi i ri pa tel është pak më i hollë dhe më i lehtë se versioni aktual.

Ne tashmë e dimë se si do të duket Galaxy S9 dhe S9 Plus i ri, telefonat do të vijnë me një dizajn të ngjashëm dhe madhësi të ngjashme të ekranit në S8 dhe S8 Plus. Procesori i tyre do të ndryshojë sipas rajonit, një Snapdragon 845 për SHBA dhe disa vende të tjera dhe një Samsung Exynos 9810 për disa vende të tjera.

Galaxy S9 thuhet se vjen me 4GB RAM dhe S9 Plus me 6GB RAM, ndërkaq memoria duket se do të fillojë në 64GB dhe mund të shkojë deri në 512GB. Të dy telefonat e rinj do të përdorin kamerën e re mobile të Samsung-ut. Galaxy S9 do të shfaqë një kamera të vetme dhe S9 Plus një kamera me dy lente.

Samsung Galaxy S9 dhe S9 Plus thuhet se do të dalin në shitje më 16 mars me porosi paraprake duke filluar më 2 mars.

Previous Google shet rreth 4 milionë njësi të Pixel
Next Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

About author

You might also like

Technology 0 Comments

Nokia po rikthehet, shet telefona më shumë se HTC, Sony, Google dhe rivalët tjerë

Duket sikur modelet e reja të Nokia-s në Android nga HMD Global po bëhen të njohura, sipas një raporti të fundit Nokia ka shitur më shumë telefona se HTC, Sony,

Technology 0 Comments

Google shet rreth 4 milionë njësi të Pixel

Google është duke u përpjekur për shumë vite tashmë të arrijë popullaritetin me telefonat e saj. Gjiganti amerikan që njihet për motorin më të madh të kërkimit në botë ende

Technology 0 Comments

Xiaomi Mi 7 vjen me 8GB RAM

Xiaomi Mi 7 do të lansohet në Kongresin Botëror Mobil këtë muaj, kjo është konfirmuar më parë nga kompania. Tani duket sikur ne kemi disa detaje për Xiaomi Mi 7,

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply