Haradinaj: Do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut, mësimdhënësit e ’90-ve ishin shtylla e rezistencës

Haradinaj: Do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut, mësimdhënësit e ’90-ve ishin shtylla e rezistencës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha të mërkurën se njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta ka një rëndësi të veçantë.

Haradinaj tha se gjatë ditëve në vijim do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe bashkërisht me ta do të punojnë në trajtimin e kërkesave me qëllim të realizimit të tyre, por edhe në përmbushjen e obligimeve si shtet.

“Duke marrë parasysh sakrificën e të gjitha segmenteve të shoqërisë sonë, Qeveria e Kosovës ishte dhe mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë me prioritet kërkesat dhe nevojat e të gjitha kategorive të lirisë. Tashmë një pjesë e këtyre kategorive kanë mbështetjen e plotë ligjore.

Në këtë frymë të përkushtimit, njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta ka poashtu një rëndësi të veçantë. Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e rezistencës sonë.

Gjatë ditëve në vijim do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe bashkërisht me ta do të punojmë në trajtimin e kërkesave me qëllim të realizimit të tyre, por edhe në përmbushjen e obligimeve tona si shtet”. /Telegrafi/

Previous Maqedonia është në vendin e tretë në botë sipas papunësisë së të rinjve
Next Macron: Sulmojmë Sirinë nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike

About author

You might also like

10 vjetori i pavarësisë, nis dekorimi i qytetit të Mitrovicës

Festa e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka nisur të ndjehet edhe në qytetin e Mitrovicës. “Të premten pasdite me vendim të Këshillit Organizativ për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë u vendos

Kadri Veseli në postin e kryetarit të PDK-së pritet të zgjidhet

Kadri Veseli është i pakonkurrueshëm në postin ekryetarit të PDK-së, në konventën e jashtëzakonshme më 7 maj. Deri më tani asnjë kandidat nuk ka shprehur interesim për ta sfiduar aktualisht ushtruesin

Ramush Haradinaj ka vetëm një qëllim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë sot në Suharekë se parti që e drejton është e gatshme për zgjedhje dhe se qëllimi tyre është që të fitojnë. “Qëllimi ynë

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply