Macron: Sulmojmë Sirinë nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike

Macron: Sulmojmë Sirinë nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike

Presidenti francez Emmanuel Macron kërcënoi se do të sulmojë Sirinë nëse gjenden prova që tregojnë se qeveria e saj po përdor armë kimike kundër civilëve.

“Do të sulmojmë vendin nga janë nisur apo organizuar sulmet”, deklaroi Macron për reporterët.

Megjithatë, presidenti tha se shërbimet informative franceze deri tani nuk kanë gjetur prova që të jenë përdorur armë të ndaluara kimike. Komentet e tij pasojnë raporte të ndryshme, që flasin për sulme të dyshuara me gaz klorinë në Siri, në fillim të janarit.

“Agjencitë tona nuk kanë vërtetuar ende se janë përdorur armë kimike. Por, nëse provohen, unë do të bëj atë që thashë dhe do të sulmoj. Prioriteti është lufta kundër terroristëve”, deklaroi Macron.

Vitin e shkuar, Macron i tha homologut të tij rus, Vladimir Putin, se përdorimi i armëve kimike në Siri janë “vijë e kuqe” për qeverinë franceze, e për këtë arsye Franca do të reagojë ashpër.

Previous Macron: Sulmojmë Sirinë nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike
Next Dua Lipa shkruan historinë, arrin një miliard klikime me “New Rules”

About author

You might also like

Pas 6 vitesh mosmarrëveshje diplomatike, Izraeli emëron ambasador në Turqi

Izraeli emëroi sot ambasadorin e tij në Turqi, i pari në këtë post prej vitit 2010, duke shënuar në këtë formë normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve pas 6 vite

Man Hee Lee nderohet me çmimin “Mahatma Gandhi për paqë pa dhunë”

Man Hee Lee, kryetari i organizatës joqeveritare për paqë dhe kulturë në botë është nderuar me cmimin “Mahatma Gandhi për paqë pa dhunë”. Ceremonia e ndarjes së cmimit u mbajt

Dy ish-presidentët Bush: Nuk e mbështesim Trumpin

Ish-presidentët George H. W. Bush dhe i biri George W. Bush janë distancuar nga Donald Trump. Në fakt, dy ish-banorët e Shtëpisë së Bardhë e kanë përjashtuar mbështetjen për kandidatin

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply