Macron: Sulmojmë Sirinë nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike

Macron: Sulmojmë Sirinë nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike

Presidenti francez Emmanuel Macron kërcënoi se do të sulmojë Sirinë nëse gjenden prova që tregojnë se qeveria e saj po përdor armë kimike kundër civilëve.

“Do të sulmojmë vendin nga janë nisur apo organizuar sulmet”, deklaroi Macron për reporterët.

Megjithatë, presidenti tha se shërbimet informative franceze deri tani nuk kanë gjetur prova që të jenë përdorur armë të ndaluara kimike. Komentet e tij pasojnë raporte të ndryshme, që flasin për sulme të dyshuara me gaz klorinë në Siri, në fillim të janarit.

“Agjencitë tona nuk kanë vërtetuar ende se janë përdorur armë kimike. Por, nëse provohen, unë do të bëj atë që thashë dhe do të sulmoj. Prioriteti është lufta kundër terroristëve”, deklaroi Macron.

Vitin e shkuar, Macron i tha homologut të tij rus, Vladimir Putin, se përdorimi i armëve kimike në Siri janë “vijë e kuqe” për qeverinë franceze, e për këtë arsye Franca do të reagojë ashpër.

Previous Haradinaj: Do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut, mësimdhënësit e ’90-ve ishin shtylla e rezistencës
Next Macron: Sulmojmë Sirinë nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike

About author

You might also like

Trump: Është koha të punohet për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i tha homologut rus, Vladimir Putin, se “tani është koha për të punuar drejt paqes së qëndrueshme” midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, njoftoi

HWPL shenon 25 majin, me një kampanjë të veçantë

Gjatë muaijt maj të këtij viti rinia ka ecur sëbashku me një qëllim të përbashkët, promovimin e paqes dhe stabilitetit të komuniteteve ndërkombëtare. Me këtë temë nëprmjet bisedave dhe ecjeve

Sërish sulme në Irak

  Zyrtarët irakianë kanë njoftuar për dy sulme vetëvrasëse të njëpasnjëshme në një stacion policor në Bagdad, ku mbetën të vrarë të paktën dy policë. Sulmi i sotëm vjen një

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply