Maqedonia është në vendin e tretë në botë sipas papunësisë së të rinjve

Maqedonia është në vendin e tretë në botë sipas papunësisë së të rinjve

Me 50.1 për qind të papunësisë te të rinjtë, Maqedonia mbetet në vendin e tretë në botë sipas papunësisë së të rinjve në listën e Bankës Botërore, e cila bazohet në të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës për vitin 2017. Me papunësi më të madhe janë Afrika Jugore me shkallë prej 54.2 për qind dhe Bosnja dhe Hercegovina me shkallë prej 67.5 për qind. Në rajon, papunësi më të lartë te të rinjtë ka Greqia me 47.4 për qind, Serbia me 33.7 për qind, Kroacia me 29.4 për qind, Sllovenia me 15.4 për qind, ndërsa Bullgaria me 15 për qind, shkruan Sllobodenpeçat.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas statistikës, të rinjtë e papunë janë që nga mosha 15 deri 24 vjet, të cilët janë të përgatitur të punojnë dhe të cilët kanë ndërmarrë aktivitete që të gjejnë punë në atë se si një gjeneratë e fillon, gjegjësisht nuk e fillon karrierën e punës. Do të thotë, nuk bëhet fjalë për të rinj që nuk janë në sistemin arsimor dhe që nuk kërkojnë punë. Por, siç tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës – Maqedoni, më shqetësuese janë shkallët e papunësisë te të rinjtë që janë mbi 25 vjet. Kështu që, papunësia te këta të rinj mes moshës 15 deri 19 vjet është 58.9 për qind, ndërsa prej moshës 20 deri 24 është 46.1 për qind, ndërsa nga mosha 25 deri 29 vjet 35.2 për qind.

Humbje për njerëzit, ekonominë dhe shoqërinë

Për temën e papunësisë së të rinjve, profesoresha Marija Topuzovska – Latkoviq shprehu qëndrimin e saj.

“Dështimi i të rinjve që të integrohen në botën e punës ka pasoja më të mëdha, mbi të gjitha, mbi prosperitetin e ardhshëm dhe zhvillimin e vendeve. Papunësia e të rinjve, si dhe situatat në të cilat të rinjtë dekurajohen dhe heqin dorë nga kërkimi për punë, ose pranojnë të punojnë në kushte jo të përshtatshme për punë, pa dyshim shkakton humbje për ekonominë, shoqërinë dhe vetë ta të rinjtë”, analizon Topuzovska Latkoviq, në tekstin e publikuar te Republika.edu.mk.

Ajo potencon se “ nëse të rinjve në këtë moshë delikate, të mbushur me shpresë në lidhje me pritjet e tyre për të ardhmen, në rrugën e së ardhmes së pavarur ballafaqohen me shumë barriera në fillim, është shumë e besueshme se kjo që do të shkaktojë frustrim, stres dhe ndjenja negative”.

Stimulime nga qeveria

Në planin e rritjes ekonomike, që duhet të jetë aktiv që nga marsi ose prilli ka më shumë masa me të cilat duhet që të nxiten punësime të reja te të rinjtë, por ato punësime më shumë kanë të bëjnë me kuadrin e lartë arsimor. Kështu, krijimi i marrëdhënies së punës për herë të parë është një ndër kriteret për përkrahje për krijimin e vendeve të reja të punës, me rrogë 50 për qind më të lartë nga minimalja, gjegjësisht mbi 18 mijë denarë, ku shteti do të jep 20 për qind nga kjo shumë.

Nga masat aktive për punësim ka shpallje për trajnim pa pagesë, se ndryshe këto kurse janë shumë të shtrenjta për të papunësuarit.

Në fund të vitit të kaluar, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale paralajmëroi se papunësia e të rinjve është në fokus të veçantë.

“Duke i ndjekur trendët globale për zvogëlimin e tranzicionit “nga diploma në punësim”, theks të veçantë do t’u vëmë të rinjve të ta punësuar. Për herë të parë, të rinjve ambicioz me vizion do t’ju jepet mundësi për hapjen e biznesit privat.

Previous Shkup, shpenzime të mëdha për kompenzimin e dëmeve për sulmet e qenve endacak
Next Haradinaj: Do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut, mësimdhënësit e ’90-ve ishin shtylla e rezistencës

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Shkup, fillon konferenca dyditore për partneritet mes Qeverisë dhe sektorit civil

Ministrja për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Marta Arsovska – Tomovska dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni Aivo Orav sot hapën konferencën dyditore “Partneritet i hapur qeveritar – dialog me

Maqedoni 0 Comments

“KH” mbështetë protestën e të burgosurve, kushtet në burgje janë nën standardin e kushteve të jetesës

Lidhur me protestën e sotme të të burgosurve, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (KH) në Maqedoni lëshoi një deklaratë mbi gjendjen aktuale në burgjet në vend dhe

Maqedoni 0 Comments

KSHZ i publikon rezultatet e para preliminare për të gjitha njësitë (FOTO)

KSHZ I ka publikuar rezultatet e para preliminare, të cilat mund t’i shihni në formë grafike, njofton Portalb. NJËSIA ZGJEDHORE 1 NJËSIA ZGJEDHORE 2 NJËSIA ZGJEDHORE 3 NJËSIA ZGJEDHORE 4

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply