Parashikim: Real Madrid – PSG

Parashikim: Real Madrid – PSG

ku do të zhvillohet dueli më i madh i kësaj xhiroje. Reali s’ka çka të humbë, kurse PSG ka shumë për të treguar.

Vendi: Santiago Bernabeu, Madrid
Koha: E mërkurë, 14 shkurt – 20:45

Lajmet rreth ekipeve

Real Madrid
Daniel Carvajal është i suspenduar për ndeshjen e parë, duke i thënë Zidanes kokëçarje në krahun e djathtë ku luan Neymar. Nacho pritet të luaj e jo Achraf Hakimi.

Casemiro ishte pushuar në fundjvë dhe do të rikthehet në 11-shen e parë të mërkuërn, teksa startues pritet të jetë edhe Gareth Bale.

PSG
Edinson Cavani nuk ka luajtur në fundajvë, por do të ishte befasi nëse lëndimi do ta linte atë jashtë sfidës së parë në Madrid.

Thiago Silva, Marco Veratti dhe Layvin Kurzawa pritet që të kthehen në formacion për ekipin mysafir.

Dani Alves dhe Thomas Meunier konkurrojnë për një vend në formacionin startues në krahun e djathtë, teksa Angel di Maria do të duhet të pajtohet me një vend në stol.

Giovani Lo Celso është i sigurt që të startojë në mesfushë teksa Thiago Motta nuk ka udhëtuar në Madrid.

Top lojtarët

A e dini se?

Janë shënuar së paku tri gola në 13 ndeshjet e fundit të PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Janë shënuar së paku tri gola në 18 nga 19 ndeshjet ef undit të Realit në Ligën e Kampionëve.

Parashikimi

Liga e Kampionëve është mundësia e vetme që sezoni i Real Madridit të shpëtojë me sukses. Jashtë garës për kampionat dhe kupë, Reali duhet që të tentojë që të provojë një trofe të tretë rresht në Ligën e Kampionëve në mënyrë të paprecedentë.

Unai Emery po ashtu do ët gjykohet për performancat e tij në Evropë. PSG pritet që të arrijë të fitojë trofet në Francë, kurse Neymar mund të sigurojë Topin e Artë nëse e çon ekipin e tij lart në garën më të madhe të klubeve.

Forma e ekipeve e bën PSG-në favorit të pastër në letër. Megjithatë, PSG ka vuajtur që të bëjë tranzicionin e një skuadre që luan mirë në kampionat vendor për të luajtur mirë edhe në garat evropiane. Reali në anën tjetër ka 18 ndeshje që s’ka pësuar humbje në shtpëi në Ligën e Kampionëve dhe humbjen e fundit e ka pësuar ndaj Schalkes në mars të vitit 2015.

Pritet fitore e Realit, por me më pak gola nga sa mendohet. /Telegrafi

Previous Gold AG të enjtën lanson videoklipin e ri
Next Nëse Real Madrid dhe PSG do të kishin një skuadër të përbashkët, formacioni do të ishte i jashtëzakonshëm (Foto)

About author

You might also like

Football 0 Comments

Parashikim: Juventus – Tottenham

Juventusi do të rifillojë aventurën evropiane drejt një finaleje tjetër ndaj një kundërshtari shumë të fortë, Tottenhamit. Vendi: Allianz Stadium, Torino Koha: E martë, 13 shkurt – 20:45 Lajmet rreth ekipeve Juventus

Football 0 Comments

Bayern Munich i bashkohet garës për Icardin

Mauro Icardi është në shënjestër jo vetëm nga Manchester Unitedi, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, por edhe Bayern Munich, pasi Inter përpiqet të nxitojë një kontratë të re. Reprezentuesi argjentinas

Uncategorized

Maecenas tempor volutpat commodo uspendisse potenti ed congue sodales

Nam in pharetra nulla. Cras aliquet feugiat sapien a dictum. Sed ullamcorper, erat eu cursus sollicitudin, lorem orci condimentum ante, non tincidunt velit dolor eget lacus. Ut dolor ex, gravida

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply