Shkup, shpenzime të mëdha për kompenzimin e dëmeve për sulmet e qenve endacak

Shkup, shpenzime të mëdha për kompenzimin e dëmeve për sulmet e qenve endacak

Opinioni ishte i tmerruar nga ngjarja e përgjakshme në lagjen e Shkupit Aerodrom, kur një qen kafshoi dy gra të moshës 40 vjeçare dhe katër fëmijë të moshës 10 deri 14 vjeçare.

Dëshmitarët okularë folën në mediat dhe reaguan në rrjetet sociale se kanë qenë dëshmitarë të një drame të përgjakshme. I njëjti qen gjatë gjithë ditës ka sulmuar banorë të lagjes dhe në disa raste viktimat e qenit agresiv u shpëtuan nga fqinjët e tyre.

Një ditë më vonë qeni u kap dhe u transportua në stacionarin e Shkupit për kafshë “Vardarishte”, i vetmi i këtij lloji në të gjithë vendin. U zbulua se ishte një qen i racës Rotvajler (Rothweiler), i braktisur nga pronari.
Reagimi që pasoi pas kësaj ngjarjeje ishte një thirrje për “zgjidhjen” e problemit me të gjithë qentë endacakë. Këto reagime të mediave dhe të rrjeteve sociale rezultuan në një aksion konkret – helmime masovike të qenve endacakë në disa vendbanime të Shkupit.

Objektivi i kritikave publike ishin edhe aktivistët për të drejtat e kafshëve. Njëra prej tyre është edhe gazetarja Meri Jordanovska, e cila është vullnetare në Asociacionin e aktivistëve për të drejtat e kafshëve dhe është një nga të parët në Maqedoni, e cila po lufton për një trajtim më të mirë të institucioneve dhe njerëzve ndaj kafshëve.

“Vetëm ata që nuk i duan kafshët dhe ata që i duan shumë po përpiqen të alarmojnë se problemi ekziston. Mosreagimi i institucioneve në këtë pjesë është enorm. Në vendin tonë, problemi me kafshët e pastreha duhet të trajtohet si një problem komunal, kurse ai trajtohet si një problem i parëndësishëm“, thotë Jordanovska.

 

Previous Sofje, Dimitrov në takime me përfaqësues të lartë të BE-së
Next Maqedonia është në vendin e tretë në botë sipas papunësisë së të rinjve

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Garë mes afateve: Kuvendi para shpërndarjes, KSHZ ka dalë në terren

Që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor, sipas afatit ligjor, parlamenti duhet të shpërndahet më 7 prill. Deri atëherë mbeten edhe shumë detyrime të pakryera. KSHZ sot do të fillojë

Maqedoni 0 Comments

Fluks i ri i refugjatëve, a do të kalojë nëpërmes Maqedonisë?

Maqedonia gjatë vitit të ardhshëm pret edhe një fluks të ri të emigrantëve. Për këtë në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot u organizua konferencë internacionale. Kryetari i Lëvizjes Evropiane

Maqedoni 0 Comments

Shkup, fillon Panairi i 28 i librit

Mbi 70 shtëpi botuese do të marrin pjesë në Panairin e 28-­të të librit i cili zyrtarisht do të hapet sonte në orën 19, në Metropolis Arena. Për vizitorët panairi

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply