Sofje, Dimitrov në takime me përfaqësues të lartë të BE-së

Sofje, Dimitrov në takime me përfaqësues të lartë të BE-së

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov prej sot po qëndron në Sofje, ku është paraparë të ketë takime bilaterale me përfaqësuesit e autoriteteve bullgare dhe të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të BE-së.

Nikoqir i takimit është zëvendëskryeministrja bullgare dhe ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva, vendi i së cilës është kryesues aktual me BE-në. Ministri i jashtem i Maqedonise Dimitrov, sot duhet të ketë takime bilaterale me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me kryeministrin Bojko Borisov dhe me kolegen e tij, Ekaterina Zaharieva.

Dimitrov dhe Zaharieva, siç kumtoi MPJ do t’i shkëmbejnë dokumentet e ratifikimit të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

Me këtë praktikisht do të përfundojë procedura formale për të hyrë në fuqi Marrëveshja, pas ratifikimit të saj në Kuvendin e Maqedonisë më 15 janar dhe në Parlamentin bullgar tre ditë më vonë.

Në takimin joformal do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, shefat e diplomacive të 28 vendeve anëtare, si dhe ministrat e punëve të jashtme të pesë vendeve kandidate nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

Previous Ndalesë për automjetet e rënda në këto rrugë
Next Shkup, shpenzime të mëdha për kompenzimin e dëmeve për sulmet e qenve endacak

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

ANALIZË: Nëse nuk ka zgjidhje të krizës – BE-ja do ta kthejë goditjen!

Në atë moment kur bashkësia ndërkombëtare do t’i shterë të gjitha mekanizmat juridike për zgjidhjen e krizës politike, nuk përjashtohet mundësia se do të përdorë edhe masa më radikale, sikurse

Maqedoni 0 Comments

Fillimi Maqedoni Lajme “Most” kërkon ndryshime të ligjit për shkurtimin e afateve për pastrimin e Listës Zgjedhore

Organizata Joqeveritare “Most”, me qëllim që të përshpejtimit të procedurave administrative për kontrollimin e të dhënave jokonzistente dhe për kontroll në terren të grupit të dytë me të dhëna jokozistentente

Maqedoni 0 Comments

Fuere: Maqedonia në krizë të thellë, BE-së i duhet të marrë qëndrim të fortë

Ish ambasadori evropian në Maqedoni, Ervan Fuere në një shkrim për ngjarjet në Maqedoni përmendi rrugën që duhet ndjekur drejt zgjidhjes së krizës politike. Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet që

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply