DIMITROV NË SOFJE NË MBLEDHJEN JOFORMALE TË MINISTRAVE TË PUNËVE TË JASHTME TË BE-SË

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër në Sofje do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, që po mbahet në Sofje në organizim të presidencës bullgare me Bashkimin Evropian

Nikoqir i mbledhjes është ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, ndërsa në të marrin pjesë edhe shefat e diplomacive të 28-të vendeve-anëtare të BE-së, si dhe ministrat e punëve të jashtme të pesë vendeve kandidate nga rajoni Maqedoni, Shqipëria, Mali i Zi, Serbi dhe Turqi, raporton MIA.

Në mbledhje do të marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias, i cili së bashku me Dimitrovin merr pjesë në procesin negociues për zgjidhjen e kontestit me emrin.

Ekziston mundësia që dy ministrat sërish të takohen në Sofje, pas pothuajse gjashtë orëve bisedime në Vjenë të martën nën patronatin e ndërmjetësit Methju Nimic, nga të cilët edhe pala greke edhe ajo Maqedonise nuk parashtruan hollësi për bisedën e realizuar.

Situata në Ballkan Perëndimor, me theks në procesin eurointegrues të rajonit, si dhe situata në Siri dhe Korenë Verore, do të jenë temat në të cilat do të diskutohet në sesionet e mbledhjes joformale të Këshillit  të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian (Gimnih)

Këto takime janë joformale, ndërsa pjesëmarrësit kanë mundësi të diskutojnë për çështje aktuale, por pas debateve nuk miratohet deklarata apo konkluzione joformale.

Dimitrov dhe Zaharieva, dje në Sofje nënshkruan Protokoll për shkëmbim dokumenteve ratifikuese, me çka edhe zyrtarisht  hyri në fuqi Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes dy vendeve. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë dje në Sofje kishte takime të ndara me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe me kryeministrin Bojko Borisov.