Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme në pjesët jugperëndimore do të ketë borë të përkohshme me intensitet të vogël deri në mesatar, veçanërisht paradite. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në minus tetë gradë Celsius, ndërsa e ditës prej minus pesë deri në shtatë gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në minus tre ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në pesë gradë Celsius.

Të premten dhe gjatë fundjavës moti do të jetë stabil dhe i thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në rritje, veçanërisht të shtunën. Të dielën nga fundi i ditës do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa reshje të reja priten nga fillimi i javës së ardhshme.