“TNT”, Gruevski do t’i dëgjojë bombat për rrënimin e “Kozmosit”

Seanca gjyqësore për rastin T.N.T.” për prishjen e kompleksin “Kosmos” sot nuk do mbahet sepse të akuzuarit do të kontrollojnë provat e Prokurorisë Publike Speciale. Bëhet fjalë për 26 audio-incizime të bisedave telefonike, 50 mesazheve SMS dhe një ekspertize. Nga Gjykata Penale thonë se për datën kur do të vazhdohet gjykimi do të informohen në mënyrë shtesë.

Në rastin “T.N.T.” të akuzuarit janë shtatë persona për prishjen e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për të Ardhme Evropiane, Fiat Canoski. Të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, inspektorja e ndërtimit nga Gazi Baba dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime. Sipas Prokurorisë, me procedurën e rrëzimit të ndërtesës u shkaktua dëm prej 16 milionë eurosh, ndërsa plotësisht në buxhetin e komunës së Gazi Babës u shkaktua dëm edhe prej tre milionë denarësh. Canoski dhe firma FIMET paralajmëruan se do të parashtrojnë kërkesë për dëmin e shkaktuar. Të paditurit në seancën e kaluar u deklarua se ndjehen të pafajshëm, transmeton Medial.mk.

Gjykata e Apelit më 4 nëntor të vitit të kaluar vendosi që bisedat e përgjuara të rastit “T.N.T” të mund të përdoren si prova materiale në procedurën gjyqësore.