Vrasja e Almirit, vazhdon gjykimi në Kumanovë

Në gjykatën e Kumanovës sot do te mbahet seancë e re për rastin e Almir Aliut.

Trupi gjykues në krye me Maja Denkovska do të kumtojë nëse është pranuar kërkesa për ndërrimin e prokurores Suzana Kusigerska, të cilën gjë e ka kërkuar pala e dëmtuar.

Kjo kërkesë është bërë për shkak të përpjekjes së prekurores për rikualifikim të lëndës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Pas këtyre paralajmërimeve, avokatët e familjes Aliu kërkuan nga Prokuroria e Lartë të prononcohet mbi tentativën për rikualifikim.

Gjatë votimit prokurorët u ndanë në baza etnike, ata maqedonas e pranuan rikualifikimin e veprës, ndërsa prokurorët shqiptar ishin kundër.

Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë, pas një zënkë paraprake mes familjarëve të Almirit dhe të akuzuarit Boban Iliç, i cili shtypi me makinë 4 vjeçarin nga Kumanova dhe prindërit e tij.