Bayern Munich i bashkohet garës për Icardin

Bayern Munich i bashkohet garës për Icardin

Mauro Icardi është në shënjestër jo vetëm nga Manchester Unitedi, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, por edhe Bayern Munich, pasi Inter përpiqet të nxitojë një kontratë të re.

Reprezentuesi argjentinas ka një klauzolë lirimi në marrëveshjen e tij aktuale me vlerë 110 milion euro, megjithëse thuhet se mund të aktivizohet vetëm për një periudhë të shkurtër në mes të majit dhe qershorit.

Real Madridi, Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedi kanë qenë të lidhura fort me një transferim për ‘vrasësin’ argjentinas gjatë verës së ardhshme.

Por, mediumet italiane raportojnë se garës për shërbimet e kapitenit të Interit i është shtuar edhe një skuadër e madhe evropiane.

Sipas mediumit kredibil pranë Interit, FCInterNews.it, Bayern Munichu gjithashtu kanë bërë një qasje fillestare drejt Icardit.

Interi është duke u përpjekur të nënshkruajë një kontratë të re sa më shpejt që të jetë e mundur, duke larguar pretendentët ose të paktën duke rritur klauzolën e lirimit.

Është raportuar se oferta në tavolinë është një rrogë me vlerë 7.5 milionë euro në vit, e cila mund të shkoj deri në tetë milionë euro në vit.

Por, Icardi dhe përfaqësuesit e tij thuhet se po kërkojnë 10 milionë euro plus bonuse në vit. /Telegrafi

Previous Torta që ngjanë me nusen, kapë vlerën e rreth një milion dollarëve (Video)
Next Po vjen bashkëpunimi mes Capital T dhe Majkut

About author

You might also like

Football

Maecenas tempor volutpat commodo uspendisse potenti ed congue sodales

Nam in pharetra nulla. Cras aliquet feugiat sapien a dictum. Sed ullamcorper, erat eu cursus sollicitudin, lorem orci condimentum ante, non tincidunt velit dolor eget lacus. Ut dolor ex, gravida

Football 0 Comments

Humoristet me te mirë shqiptar realizojnë video për KF Shkendijën (VIDEO)

Humoristet me te mirë shqiptar realizojnë video për KF Shkendijën. Ermal Mamaqi, Xhevdet jashari dhe Vedat Osmani kanë realizuar një video humoristike ku nëpërmjet asaj përkrahin klubin fudbollisitk Shkendija –

Football 0 Comments

Lallana tregon gishtat e ngrirë të këmbeve pas ndeshjes ndaj Southampton

Adam Lallana është bërë hit në rrjetet sociale, pas një postimi të bërë në Instagram Mesfushori anglez, Adam Lallana u inkuadrua vetëm në fund të pjesës së dytë në ndeshjen

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply