Porsche 718 kapet gjatë fazës së testimit, e ‘kamufluar’ vetëm me fjolla bore (Foto)

Porsche 718 kapet gjatë fazës së testimit, e ‘kamufluar’ vetëm me fjolla bore (Foto)

Prodhuesi gjerman Porsche, është duke i kryer testet e fundit të modelit 718 Cayman GT4.

Deri më tani, janë përdorur shtresa të ndryshme kamuflimi, por kësaj radhe është kapur teksa vozitej në zona malore, pa asnjë shtresë maskimi, e mbuluar vetëm me pak fjolla bore.

Kjo lë të kuptohet se gjithçka është gati me këtë model, ndërsa prezantimi në panairin e Gjenevës është i pashmangshëm.

Meqenëse nuk është i mbuluar, i vërehen hapjet që i mundësojnë aerodinamikë të fuqishme, si dhe dy gypa të mëdhenj për nxjerrjen e gazrave.

Por, nuk dihet se çfarë ka nën kapak, por se besohet që mund të prodhojë prej 450 deri në 500 kuajfuqi.

Në anën tjetër, vetëm supozohet se mund të prezantohet gjatë muajit që vjen, meqë ende nuk ka asgjë të konfirmuar. /Telegrafi

 

Previous Po vjen bashkëpunimi mes Capital T dhe Majkut
Next “Trust”, Sead Koçan kthehet në bankën e të akuzuarve

About author

You might also like

Automobilizëm 0 Comments

Mercedesi sjell Smartin e parë elektrik (Foto)

Mercedes ka paralajmëruar automobilin e tij të plotë elektrik, i cili do të bartë shenjën EQ, premiera e të cilit pritet në vitin 2020, ndërkohë që njëri model tashmë ka

Automobilizëm 0 Comments

Toyota nuk do të shesë më vetura dizel në Evropë

Drejtori i kompanisë për Evropë, Johan van Zil tha se Toyota nuk do të zhvillojë më teknologjinë dizel, por do të koncentrohet në automjete hibride.Toyota vendimin e vet e bëri

Automobilizëm 0 Comments

Filloi edicioni i 88-të i Geneva Motor Show

Është hapur Geneva Motor Show 2018, që do të jetë i hapur deri më 18 mars Pas përgatitjeve disa mujore dhe lajmeve për makinat që do të prezantohen në të,

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply