Dy javë ndërprerje, rikthehen punimet në Kuvend

Dy javë ndërprerje, rikthehen punimet në Kuvend

Kuvendi pas mospasjes dyjavore të aktiviteteve plenare për shkak të udhëtimeve zyrtare të deputetëve, sot do ta mbajë vazhdimin e dytë të seancës së 26-të.

Në kuadër të seancës së sotme do të debatohet për propozim-zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, i dorëzuar nga një grup deputetësh, propozim-vendimin për publikim të shpalljes publike për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarit dhe gjashtë anëtarët e KSHZ-së, propozimi për shkarkim të kryetarit dhe anëtarët e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë.

Në seancë do të shqyrtohen edhe propozim-ligjet për ratifikim të ndryshimeve dhe plotësimeve të Konventës për transport hekurudhor ndërkombëtar (KOTIF) nga 9 maji i vitit 1980 i përmbajtur në Protokollin nga 3 qershori i vitit 1999 (Protokoll i miratuar në Vilnus), për ratifikim të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për bashkëpunim në sferën e turizmit, për ratifikim të Marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak financiar midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe për ratifikim të Marrëveshje midis qeverive të Maqedonisë dhe Izraelit për evitim të tatimit të dyfishtë dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal lidhur me tatimet e fitimit.

Deputetët do të debatojnë edhe për propozim-ligjet për plotësim të Ligjit për gjykatat, për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për mbrojtje të informatorëve, për Avokatin e Popullit, të gjithë në lexim të dytë, për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për ndërtim, të dytë me procedurë të shkurtuar. Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe plotësimet e ligjeve për të punësuarit në sektorin publik, për Drejtorinë për të Ardhura Publike, për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social, për procedurë tatimore, për siguri në sistemin hekurudhor, me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të vazhdimit të seancës së 26-të është Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar.

 

Previous Zaev nesër në Berlin, takim me Merkelin
Next Maqedoni, hyri në fuqi ligji i ri për patentë shoferi

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

“Nuk ka drejtësi – nuk ka paqe”, Tetova sot proteston

Pas protestave në Shkup dhe në shumë qytete tjera të Maqedonisë, nën organizim të 86 organizatave dhe Lëvizjeve qytetare, sot protestë do të mbajë edhe qyeteti i Tetovës. Nën moton “Nuk

Maqedoni 0 Comments

Plenumi Studentor: Politikanët falen, studentët arrestohen

Pas arrestimit të dy anëtarëve të Plenumi Studentor gjatë protestave, nga Plenumi akuzojnë Qeverinë për drejtësi selektive, njofton RTVM2. Sipas Plenumit, presidenti fali 56 politikanë, e nga ana tjetër studentët quhen

Maqedoni 0 Comments

Ministri Gjiknuri takon ministrin Kuçi, “Me rëndësi interkonjeksioni me Maqedoninë”

Ministri i ri i ekonomisë në Maqedoni, Driton Kuci, ja ka rezervuar vizitat e para zyrtare Shqipërisë. Në një takim me ministrin e energjisë Damian Gjiknuri, u fol për linjën

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply