Zaev nesër në Berlin, takim me Merkelin

Zaev nesër në Berlin, takim me Merkelin

Kryeministri Zoran Zaev do të takohet nesër në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel. Takimi është në suaza të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të udhëhequr nga Zaev në Gjermani. Pas takimit, ashtu siç kumtoi pres shërbimi qeveritar kancelarja Merkel dhe kryeministri Zaev do të kenë  konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë vizitës në Berlin, Zaev është parashikur të takohet edhe me presidentin e Gjermanisë Frank Ualter Shtajnmajer. Zaev do të mbajë edhe fjalim në zyrën qendrore të Fondacionit “Fridrih Ebert”. Takimi i parë bilateral i kryeministrit Zaev me kancelaren gjermane Merkel u mbajt në Trieste, në korrik të vitit të kaluar, në margjinat e Samitit “BE-Ballkani Perëndimor”. Merkel atëherë shprehu përkrahje për Qeverinë e re të Maqedonisë për vendosmëri  për reformat thelbësore dhe për përcaktimin  e integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE.

Previous Intensifikohen negociatat, Koxias vjen në Shkup
Next Dy javë ndërprerje, rikthehen punimet në Kuvend

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Ja me nga sa vjet burg mund të dënohen Jankulloska dhe katër të dyshuarit e rastit “Fortesa”

Prokurorja speciale, Katica Janeva, sot e hapi lëndën më të re “Fortesa”, që ka të bëjë me përgjimet e paautorizuara dhe të paligjshme, raporton Portalb. “Bëhet fjalë për rast të komplikuar.

Maqedoni 0 Comments

Nimic: Pas zgjedhjeve në Maqedoni, rikthehemi me kontestin e emrit

Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë, Methju Nimic konsideron se pas zgjedhjeve në qershor sërish do të krijohen kushte për zgjidhjen e këtij

Maqedoni 0 Comments

Shaqiri: “Mos botoni pseudolajmi pa qenë të konfirmuara”

Xhezair Shaqiri “Komandat Hoxha” nëpërmjet një komunikate ka bërë thirje për të gjithë mediat që mos të postojn lajme që kanë të bëjnë me të pa mos pasur burime dhe

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply