Sylvester Stallone ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas lajmit të rrejshëm për vdekjen e tij duke thënë se “është kthyer nga të vdekurit”.

Gjatë të hënës u rikthyen thashethemet për vdekjen e yllit hollivudian, 18 muaj pasi ishte publikuar për herë të parë lajmi i rrejshëm për vdekjen e tij.

Aktori i njohur i filmave aksion e ka publikuar një video në Instagram, në të cilën shoqërohej me vajzat e tij, Sophia dhe Sistine, dhe njëherësh dëshmoi se është gjallë.“Po i shikoj vajzat e mia jashtë gjatë një stuhie të lehtë breshëri… Është gjë e bukur të kthehesh nga të vdekurit”, ka shkruar 71-vjeçari në përshkrimin e videos.“Ju lutem injoroni këto çmenduri… Gjallë e shëndosh dhe i lumtur e i shëndetshëm… Akoma godas!”, ka shkruar në një reagim tjetër.

Në vitin 2016 ishte publikuar një lajm i rrejshëm që pohonte se ylli i filmave aksion ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles. Kjo rezultoi një gënjeshtër, ndërsa Stallone është bërë sërish shënjestër e gënjeshtrave të tilla bizare.

Përkundër kësaj, spekulimet përhapen shpejt në mediat sociale dhe shumëkush ka besuar se aktori ka ndërruar jetë, madje media të ndryshme e publikuan si lajm.

Stallone është vetëm njëri prej shumë të famshmëve që janë bërë viktima të lajmeve të këtilla. Kësaj radhe u raportua se ai ka vdekur nga kanceri i prostatës.

Lista e yjeve për të cilët ka pasur lajme të rrejshme se kanë vdekur është shumë e gjatë. Disa prej tyre janë Vin Diesel, Nicolas Cage, Jaden Smith, Jim Carrey, Angelina Jolie e John Cena.

Previous Berlin, Zaev sot takohet me kancelaren gjermane Merkel
Next Dua Lipa nuk ka pasur ftesë zyrtare për koncertin e 10 vjetorit të pavarësisë, thotë babai i saj

About author

You might also like

Showbiz 0 Comments

Një mashkull dhe një vajzë gjenden të vdekur në lagjen Aerodrom

Mbrëmë në një banesë të ndërtesës në rrugën “Vladimir Komarov” është gjetur trupi i të ndjerës Marija M. (1991) nga Ohri. Nga ana tjetër, në shkallët e të njëjtës ndërtesë,

Showbiz 0 Comments

“Nuk matet suksesi me klikime se do të zhgënjeheni”

DJ i njohur kosovar, DJ DaLool, thotë se shumë këngëtarë në estradën shqiptarë marrin shumë klikime në këngët e tyre në YouTube, megjithatë sipas tij ky nuk është suksesi real.

Showbiz 0 Comments

“Pasha jetën”, lansohet dueti nga Capital T dhe Majk

Dy reperët e shumë pëlqyer të skenës shqiptare, Capital T dhe Majk, e kanë publikuar bashkëpunimin e tyre muzikor që e kanë shoqëruar me videoklip. Kënga titullohet “Pasha jetën” dhe

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply