Berlin, Zaev sot takohet me kancelaren gjermane Merkel

Kryeministri Zoran Zaev  sot në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Takimi është në suaza të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të udhëhequr nga Zaev në Gjermani.

Pas takimit, ashtu siç kumtoi pres shërbimi qeveritar kancelarja Merkel dhe kryeministri Zaev do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës në Berlin, Zaev është parashikuar të takohet edhe me presidentin e Gjermanisë Frank Ualter Shtajnmajer.

Zaev do të mbajë edhe fjalim në zyrën qendrore të Fondacionit “Fridrih Ebert”.

Takimi i parë bilateral i kryeministrit Zaev me kancelaren gjermane Merkel u mbajt në Trieste, në korrik të vitit të kaluar, në margjinat e Samitit “BE-Ballkani Perëndimor”.

Merkel atëherë shprehu përkrahje për Qeverinë e re të Maqedonisë për vendosmëri për reformat thelbësore dhe për përcaktimin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE.