Dua Lipa nuk ka pasur ftesë zyrtare për koncertin e 10 vjetorit të pavarësisë, thotë babai i saj

Dua Lipa nuk ka pasur ftesë zyrtare për koncertin e 10 vjetorit të pavarësisë, thotë babai i saj

Pas pretendimeve se Dua Lipa kërkoi shuma të caktuara për të performuar në koncertin e 10 vjetorit të pavarësisë ka folur babai i saj, Dukagjin Lipa.

Spekulime të shumta qarkulluan se Dua Lipa refuzoi të performonte për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, pasi kërkoi një shumë të madhe të hollash.

Babai i këngëtares, Dua Lipa dhe njëherësh pjesë e stafit menaxherial të saj, Dukagjin Lipa ka thënë se Dua asnjëherë nuk ka pasur ftesë zyrtare për të kënduar për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë kanë qenë lidhur me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kanë qenë në forma miqësore, krejtësisht jozyrtare. Prandaj nuk është i vërtetë as pretendimi e as shuma e cila është përfolur në këto portale, pasaktësi për të cilën ne ndjejmë keqardhje”, ka thënë Lipa për Kohën Ditore.

Ndryshe nga Presidenca e Kosovës më herët kanë deklaruar se është tentuar që të ftohen për të performuar edhe Dua Lipa edhe Bebe Rexha, por se një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Burime tjera të Telegrafit konfirmojnë se Dua pritet të mbajë së shpejti një koncert në Kosovë, detajet e të cilës performancë po finalizohen.

Babai i Dua Lipës, Dukagjini, është themelues i kompanisë Republika Communications dhe ka rol të madh në menaxhimin e vajzës që tash është superyll botëror.

Dua Lipa ka vazhduar me sukseset e mëdha të saj. Ajo së fundmi u ngjit në vendin e tetë të Billboard Hot 100 me “New Rules”.

Previous
Next Në Gjykatën Penale në Shkup mbahen seancat për lëndët “Tenderët” dhe “Transportuesi”

About author

You might also like

Showbiz 0 Comments

Babai i Noizyt flet për gjendjen e të birit dhe për momentin kur e takoi

Babai i Noizyt, Bashkim Rajku, ka komentuar përleshjen e armatosur në Prishtinë, ku mbeti i plagosur djali i tij. “Noizy është shëndoshë e mirë si kokrra e mollës. Është gjuajtur

Showbiz 0 Comments

Sylvester Stallone ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas lajmit të rrejshëm për vdekjen e tij duke thënë se “është kthyer nga të vdekurit”. Gjatë të hënës u rikthyen

Showbiz 0 Comments

Noizy merr kreun në Top List

Ndryshimet nuk kanë të sosur në klasifikimet javore të “Top List”, por e vetmja gjë që s’ndryshon këtë javë është që majën e hit-listës e zotërojnë meshkujt. Ledri Vula lëshon

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply